Grupet Kërkimore

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve për realizimin e aktiviteteve të tij ka organizuar tre grupe kerkimore:

  • Grupi Kërkimor i Bimëve të Arave (GBA),
  • Grupi Kërkimor i Hortikulturës (GH),
  • Grupi Kërkimor i Dokumentimit (GD).

Grupi Kërkimor i bimëve të arave kryen aktivitete lidhur me resurset gjenetike bimore si koleksionimin, shumzimin, rigjenerimin, karakterizimin dhe vlerësimin e kulturave të drithrave, foragjereve, industrialeve, bimëve aromatike dhe mjekësore. Ky grup përfshin gjithashtu nëngrupin e përpunimit të gjermoplazmës që kryen aktivitete mbi përpunimin e mostrave, testimin e gjermoplazmës, regjistrimin dhe konservimin e gjermoplazmës ex situ.

Grupi Kërkimor i Hortikulturës kryen aktivitete lidhur me resurset gjenetike bimore si koleksionimin, shumzimin, rigjenerimin, karakterizimin dhe vlerësimin e perimeve, pemëve frutore, hardhisë, bimëve subtropikale, ullirit dhe agrumeve.

Grupi Kërkimor i Dokumentimit kryen aktivitete mbi resurset gjenetike lidhur me dokumentimin, databazën, informimin dhe publikimin.

NJOHJA DHE DOKUMENTIMI I SHUMËLLOJSHMËRISE BIMORE: Nëse duhet ndalur rënia e vazhdueshme e shumëllojshmërisë bimore të kultivuar për ushqimin dhe bujqësinë, varieteteve tradicionale përfshirë edhe florën e egër, atëhere duhet të rritet nevoja e njohjes së plotë të florës në Shqipëri. Këtu përfshihet inventarizimi i bimëve tona të kultivuara, listimi dhe vlerësimi i plotë i dendësisë së specieve të egra dhe monitorimi i ndryshimeve të shpërndarjes së tyre.

Veprimtari për punën kërkimore (IRGJB)                                

  • Eksplorimi & Koleksionimi i Resurseve Gjenetike të Bimëve për shtimin e koleksioneve ex situ: (bazë me fara, fushore, aktive).
  • Menaxhimi i  koleksioneve ex situ: bazë me fara, fushore dhe aktive (farë dhe fidanë).
  • Rigjenerimi dhe shumëzimi i materialit gjenetik të gjermoplazmës së vendit.
  • Karakterizimi dhe vlerësimi i aksesioneve të gjermoplazmës së vendit.
  • Ruajtja, shumëzimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve gjenetike të bimëve/të varieteteve  të fermerit.
  • Studimet specifike mbi resurset gjenetike të bimëve.