Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare.

Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet  të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmara ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Aktivitetet

Aktivitetet e IRGJB përfshijnë:

  • planifikimin dhe kryerjen e eksplorimit dhe koleksionimit të gjermoplazmës në nivel kombëtar;
  • përpunimin e përshtatshëm të të gjithë mostrave të koleksionuara të gjermoplazmës;
  • konservimin afat gjatë të gjermoplazmës në paisjet ex situ të Institutit dhe rigjenerimin në kohë të saj;
  • kërkime mbi karakterizimin dhe vlerësimin e tipareve specifike të gjermoplazmës;
  • futjen dhe mbështetjen për përdorim të qëndrueshëm të gjermoplazmës;
  • shkëmbime të gjermoplazmës dhe të informacionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • trainime, mësimdhënie dhe organizim të takimeve teknike dhe ëorkshopeve;
  • koordinim i aktiviteteve për kërkim dhe zhvillim mbi RGJBBU me institucionet qëndrore dhe me projektet rajonale.

Historik i shkurtër i Institutit Resurseve Gjenetike të Bimëve

Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515,  për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006. Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e e funskionimit të Bankës Gjenetike. Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.

Grupet Kërkimore  operojnë në vartësi të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve:

  • Grupi Kërkimor i Bimëve të arave (Drithrat, Foragjeret, Industrialet, Bimët Mjeksore dhe Medicinale).
  • Grupi Kërkimor i Hortukulturës (Perimet, Pemët Frutore, Hardhia, Subtropikalet, Ulliri dhe Agrumet).
  • Grupi Kërkimor i Dokumentimit (Dokumentimi, Databazë, Informimi dhe Publikimi).

 English version here