Menaxhimi i resurseve gjenetike bimore 


Dokumentimi = parakusht për menaxhim efektiv të RGB

Bankat gjenetike ruajnë resurse gjenetike bimore. Por ruajtja e tyre nuk është qëllim në vetvete. Bankat kryejnë misionin e tyre kur materialet që ruajnë kanë vlerë përdorimi edhe për periudha të mëvonshme kohe.

Dokumentimi i resurseve gjenetike bimore krijon kushtet për përdorimin dhe menaxhimin efektiv të tyre duke rritur, në këtë mënyrë, vetë vlerën e kësaj pasurie të rëndësishme. Është e natyrshme që, para se t’i përdorim resurset gjenetike, duhet t’i njohim ato, të dimë se çfarë materialesh bimore kemi, karakteristikat dhe veçoritë e tyre, vlerën e përdorimit të tyre. Njohja e tyre arrihet nëpërmjet deskriptorëve të pasaportës, të karakterizimit dhe vlerësimit.

  • Dokumentimi i mirë i resurseve gjenetike bimore është pjesë e rëndësishme për ta bërë diversitetin gjenetik të përdorshëm nga fermerët, seleksionerët dhe kërkuesit.
  • Dokumentimi i resureseve gjenetike është domosdoshmëri për brezat që vijnë më pas.
  • Një aksesion i ruajtur në bankën gjenetike nga brezi i sotëm mund të përdoret pas 60 apo 100 vitesh më vonë nga brezat që vijnë vetëm nëse ekziston për atë aksesion një informacion minimal se kush është, për çfarë është ruajtur dhe për çfarë mund të përdoret ai aksesion pas një shekulli.

Dokumentimi i resurseve gjenetike bimore përmbledh: 

  1. Standarded dhe protokollet.
  2. Listën e Deskriptorëve.
  3. Database.
  4. Të dhënat e pasaportës.
  5. Descriptors for Seed Processing and Management_2017.