DESKRIPTORËT PËR DOKUMENTIMIN E RGJBBU

RJBBU duhen dokumentuar plotësisht. Nëse janë dokumentuar mirë RGJBBU mund të manipulohen drejtë dhe aksesimi, shkëmbimet dhe përdorimi i tyre mund të rritet. Për të bërë këtë Instituti përdor një seri standardesh, deskriptorët e pranuar ndërkombëtar. Këto përfshijnë deskriptorët e pasaportës, deskriptorët e menaxhimit, deskriptorët e karakterizimit dhe vlerësimit, si dhe deskriptorët mbi aftësitë jetësore të farave dhe madhsitë e aksesioneve.

Informacioni i pasaportës

Çdo mostër që hyn në Bankën Gjenetike duhet të të shoqërohet me informacion të mjaftueshëm të pasaportës, përfshirë një numër identifikimi unik, emërtimin shkencor, emërtimin e zakonshëm, datën e pranimit, pikën e koleksionimit etj. për tu siguruar që mostra është e dokumentuar si duhet. Mostrat e konservuara në Bankën Gjenetike janë përshkruar sipas FAO/Bioversity Deskriptorët e pasaportës për shumë specie, V.2, publikuar në 2012.

Dokumentimi i diversitetit të koleksioneve të bimëve fillon me regjistrimin e të dhënave të rëndësishme të pasaportës, në kohën kur shkencëtarët koleksionojnë për herë të parë materialin. Të dhënat e pasaportës përfshijnë informacion bazë se ku, kur dhe çfarë është koleksionuar. Banka gjenetike synon që gjithë këto të dhëna duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme, të kuptueshme dhe të ruajtura sakstësisht në database të kopjuterit dhe të përfshira në sistemin e menaxhimit të bankës gjenetike. Në bankën gjenetike Shqiptare kjo është veçanërisht e rëndësishme për planifikimin e misioneve të ardhshme të koleksionimit, për përcaktimin e boshllëqeve dhe identifikimin e dublikatave në koleksione.

Deskriptorët minimal për Koleksionimet, mostrimet, rigjenerimet, karakterizimet, etj.

Deskriptorët e Pasaportës


  DESCRIPTORS 


Regeneration guidelines

Characterization guidelines