Standardet dhe protokollet

Për të pasur uniformitet në të dhënat e koleksionimit, rregjistrimit, ruajtjes, dhe riatdhesimit, Banka gjenetike që në themelimin e saj ka përdorur standarded dhe protokollet e pranuara ndërkombëtare. Përdorimi i standardeve është thelbësor për të rritur shkëmbimin kombëtar dhe ndërkombëtar të materialit gjenetik dhe informacioni. Standardet për dokumentimin përfshijnë përdorimin e të dhënave të pasaportës, deskriptorët e karakterizimit dhe të vlerësimit si dhe deskriptorët specifikë për çdo kulturë. Deskriptorët sigurojnë një gjuhë standarte për regjistrimin e këtij informacioni.

Standardet e bankës gjenetike