Koleksionimi & Pranimi i gjermoplazmës

Koleksionimi i Gjermoplazmës: Sa më shumë diversitet të ruhet dhe të jetë i vlefshëm për përdorim, aq më të mira janë shanset për plotsimin e nevojave të së nesërmes. Megjithë praninë e një numri të madh speciesh bimore në territorin Shqiptar, për bankën gjenetike dhe një mision koleksionimi janë disa specie dhe rajone që marrin përparësi. Ka mjaft arsye që justifikojnë një mision koleksionimi: speciet janë në rrezik zhdukje ose erozion gjenetik, përdoruesit në shkallë kombëtare ose ndërkombëtare kanë shprehur një nevojë, diversiteti mungon në koleksionet ekzistuese ex situ. Ose, më thjeshtë, ka njohuri të pamjaftueshme mbi një specie. Lexo më shumëKoleksionimi & Pranimi i gjermoplazmës

Përpunimi & Konservimi i gjermoplazmës

Në bankën gjenetikem Shqiptare përpunimi i gjermoplazmës përfshin a) hapat mbi përpunimin e farave si: tharja e farave, pastrimi i farave, percaktimi i lagështisë së mostrës dhe paketimi i mostrës; she b) procedurat për testimet e gjermoplazmës: testimet për aftesitë jetësore dhe testimet shëndetsore. Testimet për OMGJ akoma nuk realizohen. Çdo fazë realizohet bazuar në standarded ndërkombëtare mbi procedurat e përpunimit të mostrave. Lexo më shumëPërpunimi & Konservimi i gjermoplazmësDescriptors for Seed Processing and Management_2017.

Karakterizimi & Vlerësimi 

Karakterizimi i çdo mostre ndërthur një përshkrim dhe regjistrim të kujdesshëm të karakteristikave të veçanta që janë të trashëgueshme, lehtësisht për tu parë dhe vlerësuar me sy dhe të shprehura qartë në të gjitha mjediset. Meqenëse shumica e tipareve të regjistruara gjatë karakterizimit janë ato që mund të shihen, personi përgjegjës për menaxhimin e materialit të gjermoplazmës është burimi më i mirë që realizon punën për dokumentimin e këtyre karakteristikave. Lexo më shumëKarakterizimi & Vlerësimi.

Rigjenerimi i gjermoplazmës

Rigjenerimi është përtëritja e gjermoplazmës së aksesioneve nëpërmjet mbjelljes dhe vjeljes së farërave që zotërojnë të njëjtat karakteristika si mostra origjinale. Rigjenerimi i gjermoplazmës është aktiviteti më kritik në menaxhimin e bankës gjenetike. Rigjenerimi i gjermoplazmës ndërthur rrezikun ndaj integritetit gjenetik të gjermoplazmës së aksesioneve që shkaktohet nga presioni i zgjedhjes, pjalmimet nga jashtë, përzierjet mekanike dhe faktorë të tjerë. Rreziku i humbjes së integritetit gjenetik zakonisht është i lartë kur rigjenerohen gjermoplazma të aksesioneve gjenetikisht heterogjene. Lexo më shumëRigjenerimi i gjermoplazmës.

Dokumentimi & Informimi

Dokumentimi i mirë i resurseve gjenetike bimore është pjesë e domosdoshme për ta bërë diversitetin gjenetik të përdorshëm nga fermerët, seleksionerët dhe kërkuesit. Para se të përdorim resurset gjenetike të koleksionuara, ne duhet t’i njohim ato, të dimë se çfarë materialesh bimore kemi, cilat janë karakteristikat dhe vlerat e përdorimit të tyre. Lexo më shumëDokumentimi & Informimi.

Shpërndarja e gjermoplazmës

Shpërndarja e gjermoplazmës është sigurimi i farërave përfaqësuse të aksesioneve nga banka gjenetike në përgjigje të kërkesave nga përdoruesit e gjermoplazmës. Banka gjenetike i shpwrndan farërat vetëm nga koleksionet aktive. Qëllimi i konservimit të gjermoplazmës në bankën gjenetike është ose për të përmirësuar varietetet e bimëve nëpërmjet seleksionimit të bimëve dhe kërkimeve lidhur me përmirësimin ose për të rikthyer divesitetitn e humbur në ferma dhe në habitate natyrore me qëllim plotësimin e nevojave të fermerëve ose komuniteteve. Kjo kontribuon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e mjeteve të jetesës së njerëzve të varfër dhe në mbrojtjen e mjedisit. Lexo më shumëShpërndarja e gjermoplazmës.