Dokumentimi & Informimi

Dokumentimi i mirë i resurseve gjenetike bimore është pjesë e domosdoshme për ta bërë diversitetin gjenetik të përdorshëm nga fermerët, seleksionerët dhe kërkuesit. Para se të përdorim resurset gjenetike të koleksionuara, ne duhet t’i njohim ato, të dimë se çfarë materialesh bimore kemi, cilat janë karakteristikat dhe vlerat e përdorimit të tyre. Dokumentimi i mirë i resurseve gjenetike bimore kërkohet për ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.

Tipet e dokumentimit: Dokumentimi i kujdesshëm është qendër e ruajtjes efektive dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve. Për informacionin ka rëndësi burimi i dokumentimit dhe sistemi i informimit. Banka gjenetike përdor strukturën e mëposhtëme të dokumentimit: Protokollet & Standarded, Listën e deskriptorve (Të dhënat e pasaportës, të dhënat e karakterizimit dhe vlerësimit), Databazë dhe Sistemin i informimit.

2017_Documentation of Plant genetic Resources