Përpunimi & Konservimi i gjermoplazmës

Përpunimi i gjermoplazmës

Në bankën gjenetikem Shqiptare përpunimi i gjermoplazmës përfshin a) hapat mbi përpunimin e farave si: tharja e farave, pastrimi i farave, percaktimi i lagështisë së mostrës dhe paketimi i mostrës; dhe b) procedurat për testimet e gjermoplazmës: testimet për aftesitë jetësore dhe testimet shëndetsore. Testimet për OMGJ akoma nuk realizohen. Çdo fazë realizohet bazuar në standarded ndërkombëtare mbi procedurat e përpunimit të mostrave. Lexo më shumë: Manual of Seed Handling in Genebanks, 2006Descriptors for Seed Processing and Management_2017.

Konservimi i farërave 

Konservimi i farërave është ruajtja e farërave në kushte mjedisi të kontrolluara që mbajnë fara me aftësi jetësore për një kohë të gjatë. Jetëgjatësia e farërave varet nga cilësia fillestare e farës, përmbajtja e lagështisë dhe temperatura gjatë ruajtjes. Në përgjithësi, përmbajtja e ulët e lagështisë dhe temperaturat e ulta paksojnë humbjen e aftësive jetësore të farës. Kombinime të ndryshme të përmbajtjes së lagështisë dhe temperaturës mund të përdoren për të zgjatur aftësitë jetësore të farës gjatë ruajtjes.

Tipet e ruajtjes së farërave: Dy tipe ruajtje për konservimin e resurseve gjenetike të bimëve përdoren aktualisht në bankën gjenetike. Mostrat e farërave që ruhen për një kohë afatgjatë të referuara si koleksione bazë dhe  mostrat e farërave që ruhen për përdorim të menjëhershëm të referuara si koleksione aktive. Këto tipe ruajtjesh ndryshojnë për temperaturën, lagështinë relative, përmbajtjen e lagështisë në farë, paisjeve të ruajtjes dhe rregullave të shpërndarjes.

Koleksioni bazë është një seri aksesionesh  të dallueshëm nga njeri tjetri dhe ku çdo aksesion është sa më afër mostrës origjinale në terma të integritetit gjenetik. Normalisht farërat nuk shpërndahen direkt përdoruesëve nga koleksioni bazë, por të përdoren vetëm për rigjenerimin e koleksioneve aktive. Koleksionet bazë ruhen për një kohë të gjatë (nga 30 deri 50 ose më shumë vite) në temperaturë nën 0°C, zakonisht në -18° deri -20°C, për të ruajtur aftësitë jetësore të farërave.

Koleksioni aktiv përfshin aksesionet të cilat janë menjëherë të vlefshme për shumëzim e shpërndarje për përdoruesit. Në këto koleksione ndërhyhet shpeshhere prandaj mbahen në kushtet që sigurojnë të paktën 65% aftesitë jetësore të farërave për 10 deri në 15 vite. Për të siguruar ruajtjen e aftësive jetësore të farërave mbi 65% për për 10 deri në 15 vite për koleksionet aktive, rekomandohen kombinimet e  temperaturës dhe të përmbajtjes së lagështisë. Është më praktike të përdoret përmbajtje e ulët e lagështisë në një temperaturë më të lartë, për të kursyer koston e ftohjes. Megjithatë, kur nuk është e mundur ulja e përmbajtjes së lagështisë nëpërmjet tharjes, ruajtja me lagështi të lartë por në temperaturë të ulët duhet merrë në konsideratë.

Format e konservimit

Banka gjenetike ruan resurse gjenetike bimore për afro 4100 aksesione të mbi 100 specieve të ndryshme. Ruajtja bëhet në 3 forma:

  1. Ruajtje afatgjatë (koleksionet bazë ex situ)
  2. Ruajtje afat shkurtër dhe mesme (koleksionet aktive ex situ)
  3. Ruajtje vegjetative (koleksionet fushore ex situ)

Paisjet e ruajtes: Koleksionet në bankën gjenetike janë të vegjël, prandaj aplikohen temperatura nën zero duke përorur frizera si opsionin me më pak shpenzime.