Logo+IRGJB


AKTIVITETET E FUNDIT/LATEST


20 VJETORI

I KRIJIMIT TË BANKËS GJENETIKE

  • Në datë 22.05.2018, me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Bankës Gjenetike, Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) zhvilloi veprimtari të ndryshme. Këto veprimtari nisën me vizitën në koleksionin ex situ në Bankën Gjenetike dhe në koleksionet gjenetike fushore në Valias. Në vazhdim u zhvillua një simpozium në sallën” Skënder Xhiku “, pranë mjediseve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
  • Në këtë përvjetor ishin të pranishëm Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Bari Musabelliu, përfaqësues të Ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, studiues, bashkëpunëtorë të njësisë, student të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, fermerë që ruajnë dhe përdorin resurse gjenetike të zonave të tyre, etj.
  • Gjatë simpoziumit, të pranishmit përshëndetën veprimtarinë. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i IRGJB, Prof. Dr. Fetah Elezi, në kumtesën e tij, solli në vëmendje historikun e zhvillimit të Bankës Gjenetike dhe figurat kyçe në krijimin dhe fuqizimin e saj. Si një institucion relativisht ri, i ngritur mbi ndryshimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare, IRGJB ka për mission promovimin e konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Ai u ndal në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre viteve nga kjo bankë për eksplorimin dhe koleksionimin e resurseve gjenetike të vendit me rëndësi për bujqësinë, ushqimin, përmirësimin gjenetik të bimëve si dhe për ruajtjen e specieve të rrezikuara. 
  • Si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës që koordinon veprimtaritë në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB) në nivel kombëtar, IRGJB gëzon një bashkëpunim të gjerë dhe të frytshëm me institucione të tjerë si: QTTB (Vlorë, Korçë, Lushnje, Fushë- Krujë, Shkodër, Stacioni i Duhanit Cërrik, me FDE, Entin e Farave, Akademinë e Shkencave, kompanitë e materialit mbjellës, me organizatat ndërkombëtare dhe bankat gjenetike të rajonit.
  • Rektori Prof. Dr. Bari Musabelliu, përshëndeti kumtesën me rastin e 20 vjetorit të Bankës Gjenetike ku theksoi se Banka Gjenetike është një aset i çmuar për Universitetin e vendin; dhe si rrjedhojë do të jetë vazhdimisht në fokusin e vazhdueshëm të Universitetit Bunqësor të Tiranës. Ndër tjera, Prof. Dr. Bari Musabelliu, nënvizoi se IRGJB duhet të jetë urë lidhëse ndërmjet UBT-së dhe Fermës Didaktike Eksperimentale. IRGJB është një pasuri kombëtare e cila duhet të këtë mbështetjen e Universitetit dhe të Qeverisë Shqiptare.
  • Më pas, ideatori dhe mbështetësi i Bankës Gjenetike, Prof. Dr. Lufter Xhuveli, përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Gëzim Xhixha, përfaqësuesi nga GIZ z. Luan Dervishaj, Përgjegjësi i Bankës Gjenetike të Kosovës, Z. Shukri Fetahu falenderuan dhe përshëndetën këtë veprimtari.
  • Simpoziumi u mbyll me diskutime nga pjesëmarrës të ndryshëm.

Pamje mbi 20 vjetorin e Bankës Gjenetike

    

    

    

    

   

VIDEO: Mbi 20 vjetorin e Bankës Gjenetike

Video: https://youtu.be/2p11JRSC1NY


Skema e Koleksioneve Fushore/Filed Collections Design (Valias)


  • Pamje nga Koleksionet fushore/Photo from field gene-bank collections (Valias)




  • Koleksionet e Pemëve frutore 2017 / Fruit Trees Collections 2017

 

 

 




  • Nënshartesat 2017 / Undergrafts 2017

  • Dita Fushore 8 Qershor 2016 / Field Collection day 8 June 2016
  • Bimët e arave dhe Perimet /Arable crops and Vegetables
  • Bimet e arave GRURI (3) Bimet e arave GRURI (4) Bimet e arave GRURI (5) Bimet e arave GRURI (6)

Pemët Frutore dhe hardhia/ Fruit Trees and grape vine.

  • Fiku (1) Ftoi (1) Hardhia (3) Pemet Frutore (1)
  • Ulliri dhe agrumet /Olive and Citrus
  • Ulliri Koleksion (1) Ulliri Koleksion (2) Ulliri Koleksion (4) Ulliri EDE (4) 
  • Bimët mjekësore dhe aromatike / Medicinal and Aromatic Plants
  • Bimet Mjekesore (1) Bimet Mjekesore (2) Bimet Mjekesore (3) Bimet Mjekesore (5)