CWR
Në këtë faqe do të gjeni informacione mbi të afërmit e egër të bimëve (Crop Wild Relatives – CWR), një listë e të afërmëve të egër sipas bimëve të kultivuara (kulturave), listën me emërtimet latinisht, anglisht dhe shqip e të afërmëve të egër të bimëve dhe aksesi për CWR.
Të afërmit e egër janë ‘kushërinjtë’ e egër të bimëve tona të kultivuara. Ato janë të lidhur me ushqimet që hamë dhe përmbajnë tipare të dobishëm që mund të ndihmojnë përmirësuesit e bimëve të krijojnë varietete që janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike.
Të afërmit e egër të bimëve (CWR) në Shqipëri
Bimët e kultivuara prodhojnë pjesën kryesore të ushqimit tonë të përditshëm. Ndryshimet në kushtet e mjedisit, për shembull si rezultat i ndryshimit të klimës ose shfaqjes së sëmundjeve të reja, mund të rrezikojnë prodhimin e ushqimit dhe në këtë mënyrë kërkojnë varietete bimësh të përshtatur më mirë. Prandaj, siguria jonë ushqimore mbështetet në disponueshmërinë e tipareve të nevojshëm për përmirësimin e bimëve, të cilët shpesh nuk mund të gjenden më në rezervuarin (burimin) e gjeneve të kultivuar. Për fat të mirë, speciet e egra të bimëve të lidhura me bimët e kultivuara përbëjnë një burim të pasur të tipareve potencialisht të dobishëm, të cilët mund të futen në bimët e kultivuara përmes përmirësimit të bimëve. Meqenëse ekzistenca e vazhdueshme e shumë llojeve të bimëve të egra është e pasigurt për shkak të ndikimeve të tilla si ndotja, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike, është me rëndësi të madhe që afërmit e egër të bimëve të mos humbasin, por të mbeten në dispozicion për përmirësimin e bimëve. Para marrjes së masave mbrojtëse, së pari duhet të dihet se cilët CWR ndodhen në të vërtetë brenda kufijve kombëtarë. Për bimët e kultivuara bujqësore më të rëndësishme ekonomikisht, Inventari Kombëtar për CWR-al (Crop Wild Relativs of Albania) paraqet listat dhe rezultatet e para të një inventarizimi (të domosdoshëm) të CWR sipas bimëve në Shqipëri.
Albania in situ sites of CWR_Feb_2024.