Dr. Valbona HOBDARI

Kërkues
Grupi Kërkimor
bona_hobdari@hotmail.com
Destemona SHEHU

Specialiste
Grupi Kërkimor
destemonas@hotmail.com
Kërkues
Grupi Kërkimor
bona_hobdari@hotmail.com
Specialiste
Grupi Kërkimor
destemonas@hotmail.com
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Niko Peleshi, vizitoi Bankën Gjenetike të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), ku ishte i pranishëm edhe Zv.Rektori i UBT, Prof. Dr.Sulejman Sulçe. Drejtori i Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) Prof.Dr. Fetah Elezi dhe kërkuesit e Institutit e informuan Ministrin mbi punën që bëhet lidhur me ruajtjen dhe përdorimin e resurseve gjenetike të bimëve në vendin tonë. IRGJB (Banka Gjenetike), ruan si pjesë të Inventarit Kombëtar 3980 aksesione (varietete, linja, popullata), nga të cilat: 3317 ruhen me fara në kushtet e koleksioneve bazë dhe 663 ruhen me material vegjetativ në Koleksionin Gjenetik të Drufrutorëve në Valias. Banka Gjenetike, si Qendër Kombëtare për resurset gjenetike të bimëve, menaxhon si pjesë të Inventarit Kombëtar edhe dy koleksione të tjerë fushore të pemëtarisë: atë të QTTB Vlorë me 272 varietete drufrutore dhe të QTTB Korçë me 93 varietete mollësh.
Më shumë: http://qrgj.org/publikimet/fotogaleri/