Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri, i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike, ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare.
Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë (RGJBUB) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmara ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.
International Conference on MANAGEMENT OF ANIMAL AND PLANT GENETIC RESOURCES Academy of Sciences of Albania (November 19, 2021). Topics: Plant biotechnology; Animal biotechnology; Plant and animal biodiversity; Genetic diversity and conservation of livestock species; Conservation and management of aquatic biodiversity; Environment; Integrated taxonomy and DNA barcoding.
Botime Informative