Çfarë janë të afërmit e egër të bimëve
Të afërmit e egër janë “kushërinjtë” e egër të bimëve tona të kultivuara. Ato shpesh emërtohen me germat CWR (Crop Wild Relatives).
Të afërmit e egër të bimëve të kultivuara janë të lidhur me ushqimet që hamë dhe ato mund të përmbajnë tipare të dobishëm që mund të ndihmojnë përmirësuesit e bimëve të krijojnë varietete që janë më elastikë ndaj ndryshimeve klimatike.
Pse janë të rëndësishëm
Të afërmit e egër të bimëve të kultivuara (CWR) janë të rëndësishëm sepse ato përmbajnë diversitet gjenetik të dobishëm, prej të cilave (diversiteti ose pjesë të tij) nuk janë të pranishëm në bimët e kultivuara.
Kërcënimet për CWR
Të afërmit e egër të bimëve sot përballen me një sërë kërcënimesh, duke përfshirë ndryshimet në përdorimin e tokës, intensifikimin e bujqësisë, ndryshimet klimatike, kullotjen e tepërt dhe barërat e këqija.
Të afërmit e egër të kulturave (CWR) në Shqipëri
Bimët e kultivuara prodhojnë pjesën kryesore të ushqimit tonë të përditshëm. Ndryshimet në kushtet e mjedisit, për shembull si rezultat i ndryshimit të klimës ose shfaqjes së sëmundjeve të reja, mund të rrezikojnë prodhimin e ushqimit dhe në këtë mënyrë kërkojnë varietete kulturash të përshtatura më mirë. Prandaj, siguria jonë ushqimore mbështetet në disponueshmërinë e tipareve të nevojshëm për përmirësimin e bimëve, të cilët shpesh nuk mund të gjenden më në rezervën e gjeneve të kultivuar. Për fat të mirë, speciet e egra të bimëve të lidhura me bimët e kultivuara (CWR) përbëjnë një burim të pasur të tipareve potencialisht të dobishëm, të cilët mund të futen në bimët e kultivuara përmes përmirësimt të bimëve. Meqenëse ekzistenca e vazhdueshme e shumë llojeve të bimëve të egra është e pasigurt për shkak të ndikimeve të tilla si ndotja, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike, është me rëndësi të madhe që afërmit e egër të bimëve të mos humbasin, por të mbeten në dispozicion për përmirësimin e bimëve. Para marrjes së masave mbrojtëse, së pari duhet të dihet se cilët CWR ndodhen në të vërtetë brenda kufijve kombëtarë. Për bimët e kultivuara bujqësore më të rëndësishme ekonomikisht, Inventari Kombëtar për CWR-al paraqet listat dhe rezultatet e para të një inventarizimi (të domosdoshëm) të CWR sipas bimëve në Shqipëri.
Albania in situ sites of CWR_Feb_2024.