Ndarja e CWR

Shumë të afërm të egër të bimëve që mbahen në koleksione publike në mbarë botën janë të disponueshëm për t’u përdorur në kërkime dhe përmirësim përmes kuadrit të Traktatit Ndërkombëtar për Burimet Gjenetike Bimore për Ushqimin dhe Bujqësinë. Traktati Ndërkombëtar promovon shkëmbimin e diversitetit të bimëve të kultivuara dhe siguron që përfitimet e përdorimit të tij të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Aksesi
Për CWR me status në Listën e Kuqe, databaza e CWR_al tregon praninë e specieve në zonat e ndryshme të vendit (zonat e mbrojtura ose jo). Duhet të theksohet se zonat e mbrojtura nuk janë gjithmonë të hapura për publikun e gjerë dhe se nevojitet leje për akses dhe për marrjen e mostrave të bimëve për koleksione.
Organizatat që janë të interesuara për mostrat e farës nga këto zona mund të kontaktojnë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (code ALB036); Bankën Gjenetike Shqiptare (code ALB026) dhe/ose Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (code ALB037), të cilat do të veprojnë si ndërmjetës me të interesuarit. Për më tepër, theksojmë se speciet bimore mbrohen ligjërisht sipas legjislacionit shqiptar. Kjo mbrojtje nënkupton që çdo gjë që është e dëmshme për speciet e mbrojtura është ligjërisht e ndaluar. Mostrat e farës/copave të CWR mund të ruhen gjithashtu në objektet e bankës së gjeneve (Banka Gjenetike Shqiptare) të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve dhe mund të vihen në dispozicion për përmirësimin e bimëve, kërkimin ose edukimin. Kur kërkoni mostra të materialeve gjenetike nga Banka Gjenetike Shqiptare, paraprakisht duhet të pranohet marrëveshja standarde e transferimit të materialit (SMTA). Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e web të IRGJB: https://qrgj.org/