AKTIVITETET E FUNDIT
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES
Programet prioritare në Universitetitn Bujqësor të Tiranës
Dita Botërore e Farave
Nga vizita e Ministres së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca në Koleksionet fushore të Bankës Gjenetike (Valias)
Banka Gjenetike mbi ruajtjen dhe përdorimin gjermoplazmës autoktone
Top Channel në emisionin “Çdo ditë në një transmetim live…. youtu.be“, në dtën 6 Mars, 2023, trajtoi në emision live temën “Roli dhe rëndësia e Bankës Gjenetike mbi resurset gjenetike të bimëve autoktone” nën titullin “Shqipëria e ka zgjidhjen nëse plas lufta, njihuni me bankën gjenetike ….” Për më shumë ndiqni videon në linkun: https://yuotu.be/izjghMCMtm4
Shqipëria depoziton fara në “Kasafortën e farave” në Svalbard
Kutitë e farave të dërguara nga Banka Gjenetike Shqiptare, u morën dhe u depozituan në Kasafortën e farave, në Svalbard (28 Shkurt, 2023). Në Kasafortë farat ruhen në mënyrë të sigurt në pozicionin e tyre përfundimtar në raftet e kasafortës. Ditën e pranimit pati gjithashtu një ceremoni shumë të bukur të depozitimit të farës me Ministrin Norvegjez të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe përfaqësues nga Crop Trust, NordGen dhe të ftuar të tjerë. Në pranimet e Shkurtit u përfshinë depozitat e farës nga 20 banka gjenetike, përfshirë edhe Bankën Gjenetike Shqiptare.
Koleksionet e bankave gjenetike të 4 vendeve depozitohen për herë të parë
Për herë të parë, koleksionet e bankave gjenetike nga Kroacia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Benini u ruajtën në Vault. Kutitë e farave të katër bankave gjenetike të mësipërme u vendosën (me datën 28 Shkurt, 2023) në kasafortën e farave dhe ruhen në mënyrë të sigurt në pozicionin e tyre përfundimtar në raftet e kasafortës.
Bankat e reja Gjenetike: Disa banka gjenesh dërguan fara për herë të parë. Një shembull i tillë është National Plant Genebank nga Kroacia, Banka e gjeneve në Shqipëri (Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve), Maqedonia e Veriut (Fabia CSB Bogdanci) dhe Benin (GRIGADEB) ishin gjithashtu në gjendje të depozitonin farëra për herë të parë me mbështetjen e projektit BOLD (Biodiversiteti për mundësi, mjete jetese dhe zhvillim). Është një projekt 10-vjeçar për të forcuar sigurinë e ushqimit dhe të ushqyerjes në mbarë botën duke mbështetur ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit të të korrave. I udhëhequr nga Crop Trust, në partneritet me Universitetin Norvegjez të Shkencave të Jetës (NMBU) dhe Traktatin Ndërkombëtar për Burimet Gjenetike Bimore për Ushqimin dhe Bujqësinë, Projekti BOLD financohet nga Qeveria Norvegjeze. Për më shumë kliko: Albania deposits seeds to Svalbard Seed vault-ALB
“What is secured inside the vault is one of the most important global public goods we have on Earth”. Stefan Schmitz, the Crop Trust.
Për ceremoninë kliko: https://www.nordgen.org/en/four-new-genebanks-deposited-seeds-for-the-first-time-as-the-seed-vaults-15th-anniversary-was-marked/
Gjithashtu The Guardian i bën jehonë depozitimeve të farave në Svalbard. Për më shumë kliko: https://www.theguardian.com/environment/2023/mar/03/global-seed-vault-svalbard-virtual-tour-aoe
REALIZIMET E KOLEKSIONIMEVE 2022
Gjatë vitit 2022 IRGJB realizoi me rezultate të mira Programin “Për eksplorimin, identifikimin dhe koleksionimin e mostrave të farës dhe materialit shumëzues (copa, rrënjë, etj) të kultivarëve lokal dhe të afërmve të egër të kulturave bujqësore, për plotësimin e boshllëqeve në Bankën Gjenetike Kombëtare të BGJ-së”, miratuar me urdhërin e Rektorit të UBT-së, Nr 264 Prot, datë 27.01.2022. Studimet kanë treguar se kultivarët lokal tradicional, si pjesë e agrobiodiversitetit, shquhen për disa cilësi të veçanta:
• Kanë përshtatje të mirë në kushtet klimatike e tokësore lokale;
• Dallohen për cilësi të lartë organo-leptike të produktit (ngjyrë, shije, aromë, etj);
• Kanë vlera kulturore e historike, si pjesë e trashëgimisë popullore;
• Kanë qendrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve e dëmtuesve, ruhen mirë gjatë dimrit, etj;
• Piqen më herët se kultivarët modern (Granges et al, 1995), etj.
• Kanë konsumator të qëndrueshëm, në qytete e fshatra.
Qëllimi i këtij programi ishte kryerja e anketimeve, eksplorimeve dhe koleksionimi i kultivarëve tradicional lokal dhe i të afërmve të egër të rrezikuar, të cilët rriten në fshatrat e rajoneve të sipërcituara dhe që rrezikohen të zhduken si rezultat i eksodit të popullsisë rurale, dëmtimet e habitateve nga bagëtitë dhe ndërtimet e shumta për zgjerimin e zonave urbane, zgjerimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj turistike, etj.
Zonat e eksplorimit dhe koleksionimit në program ishin:
a) Në rajonin jugperëndimor (zona I-rë), disa fshatra të qarkut Vlorës, në bregdetin e Jonit.
b) Në rajonin verilindor (zona II-të), disa fshatra të qarqeve Dibër dhe Kukës.
c) Rajone të tjerë ku u mundësua procesi i eksplorimit dhe koleksionimit.
Rezultatet e përmbledhura të koleksionimeve 2022 janë: kolekionuar gjithsej 273 acc., nga këto 172 acc., të 81 specieve të kultivarëve lokal dhe 101 acc., të 70 specieve të të afërmve të egër. Për më shumë kliko: Programi_ koleksionimet 2022_PERMBLEDHJE
Dita Botërore e Bishtajoreve data 10 Shkurt
Dita Botërore e Bishtajoreve festohet çdo vit më 10 shkurt dhe në vitin aktual 2023, është hera e pstë e festimit të Ditës Botërore të Bishtajoreve. Tema e Ditës Botërore të Bishtajoreve 2023 do të jetë: “”Bishtajoret për një të ardhme të qëndrueshme“. Lexo më shumë: Dita-Boterore-e-Bishtajoreve-2023
Rigjenerimet për ruajtje në depozitorin e farave në Svalbard
Në kuadër të “Projektit për rigjenerimin dhe shumëzimin e koleksioneve ex-situ të misrit, grurit dhe fasules, të ruajtura në bankën gjenetike kombëtare dhe dërgimi i tyre për ruajtje të sigurt, në depozitorin ndërkombëtar të farës në Svalbard (Norvegji)”, për vitin 2022 Banka Gjenetike realizoi rigjenerimin e 290 aksesioneve si vijon: 190 aksesione/varietete lokale të fasules dhe 100 të misrit. Pjesa tjetër prej 560 aksesione (të specieve grurë, misër, fasule) po rigjenerohet gjatë vitit 2023. Sasia e farave për çdo aksesion është pastruar, tharë, testuar dhe paketuar sipas standardeve të kërkuara (paketa alumini pa ajër-me vakum) dhe u dërguan për ruajtje në depozitorin ndërkombëtar ose Kasafortën e farës në Svalbard. Lexo më shumë: Rigjenerimet per Svallbard.
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB)
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike të bimëve (RGJB) dhe mban Inventarin Kombëtar në shkallë vendi. Banka Gjenetike Shqiptare, ruan për llogari të Inventarit Kombëtar 4570 aksesione (mostra) më të rëndësishme të 162 specieve të ndryshme të bimëve (për ushqimin dhe bujqësinë, bimë të rralla, bimë të rrezikuara e në rrezik zhdukje, bimë të egra me interes për bujqësinë, etj.). Aktualisht ruhen me farë 76% (ose 3476 aksesione) dhe me fidanë 24% (ose 1094 aksesione), në këtë të fundit janë kontribuese edhe QTTB Vlorë me 272 acc.㍑ dhe QTTB Korçë me 93 acc.
Funksioni: IRGJB/ Banka Gjenetike Shqiptare ka si funksion kryesor: eksplorimin, grumbullimin, studimin, identifikimin, ruajtjen e aftësive jetesore dhe integritetit gjenetik të materialeve gjenetike, ripërtëritjen e materialit gjenetik për ruajtje afatgjatë, dokumentimin e të dhënave në databazën e Inventarit Kombëtar, sistemin e Informimit të aksesueshëm mbi ruajtjen afatgjatë dhe përdorimin e qëndrueshëm të gjermoplazmës bimore, organizimin e dublikatave të shpëtimit (brenda dhe jashtë vendit), shumëzimin dhe shpërndarjen e gjermoplazmës për mbështetjen e përmirësimit të bimëve dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë në Shqipëri. Për më shumë: Funksioni, roli dhe Rendesia e B. Gjenetike mbi ruajtjen dhe përdorimin gjermoplazmes autoktone.
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS DHE UNIVERSITETI BOKU I VJENËS, DREJT NJË BASHKËPUNIMI AFATGJATË UBT-BOKU PER REALIZIMIN E STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT “UBT 2030’’
Universiteti Bujqësor i Tiranës me mbështetjen e qeverisë shqiptare ka filluar një bashkëpunim me universitetin prestigjioz në shkencat bujqësore, burimet natyrore dhe shkencat e jetës, University of Natural Resources and Life Sciences, BOKU (nga emërtimi në gjermanisht: Universität für Bodenkultur), Vjenë. BOKU është jo vetëm një ndër universitetet më prestigjiozë dhe me reputacion të Europës në fushat përkatëse, por spektri i fushave që mbulon në veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore, përkatësisht, shkencat bujqësore, burimet natyrore, shkencat e jetës, përputhen shumë mirë me profilin dhe fushën e veprimtarisë së UBT.
Në vijim të vizitës së zhvilluar në muajin korrik 2021 në BOKU Vjenë, kryesuar nga Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, më 9 dhe 10 shtator 2021, një delegacion i nivelit të lartë i kryesuar nga Rektori i BOKU, Prof. DI Dr. DDr.h.c. Hubert Hasenauer dhe disa drejtues kryesorë të fakulteteve të këtij universiteti zhvilluan një vizitë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Gjatë takimeve të zhvilluara në ambientet e UBT, delegacioni austriak u njoh me aktivitetin dhe strukturën e UBT, programet e studimit, problematikën dhe objektivat për periudhën 2021-2030 nga drejtuesit më të lartë të universitetit Bujqësor, kryesuar nga rektori i këtij institucioni, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku. ………………………………………………………
Në fushën e Transferimit të Njohurive, Teknologjisë dhe Inovacionit u diskutua me kolegët austriakë ambicia drejt institucionalizimit të rolit lider të UBT në sistemin e transferimit të njohurive dhe teknologjive dhe Agricultural Knowledge and Innovation Systems (AKIS) në tërësi, në bujqësi, mjedis, ushqim, pyje dhe zhvillim rural, mbështetur edhe në modelin e Austrisë dhe vendeve të tjera, përmirësime në bashkëpunimin e UBT me aktorët e bujqësisë dhe nënsektorëve të tjerë mbështetur në modelin e BOKU dhe të Austrisë, zhvillimin e mëtejshëm të funksionit të trajnimeve dhe shërbimeve për të tretë të UBT së bashku me aspektet financiare të saj si dhe dixhitalizimi i ofertës akademike dhe përdorimi komplementar i mësimit online në procesin mësimor në të tre nivelet. …………………
Ditën e parë të vizitës ky delegacion u prit në një darkë të veçantë nga Kryeministri i vendit z. Edi Rama, ku u theksua që UBT mbështetet me përparësi nga qeveria shqiptare si qendra kryesore e arsimimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë, blegtorisë, mjedisit, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural në vendin tonë dhe se UBT duhet që të ndërmarrë një proces të thellë reformimi me qëllim ndërkombëtarizimin e ofertës akademike nëpërmjet njehësimit të programeve mësimore, programeve të njohura internacionalisht, ofrimit të programeve “Joint’’ ose të përbashkëta etj; ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor dhe studimeve të doktoratës si dhe ambicien për t’a shndërruar UBT në një Qendër Ekselence dhe lider të inovacionit, zhvillimit të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Gjatë vizitës në ditën e dytë, delegacioni austriak zhvilloi një takim me stafin e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, ku u njoh me punën që bën Instituti, me aktivitetin dhe rolin e Bankës Gjenetike, me llojet e koleksioneve gjenetike, me praktikat në laboratorët e pranim-rregjistrimit dhe të ruajtjes afatgjatë të resurseve gjenetike të bimëve.
Për më shumë: UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS DHE UNIVERSITETI BOKU I VJENËS, DREJT NJË BASHKËPUNIMI AFATGJATË
Rama: UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do të shkojë duke u zhvilluar
Për herë të parë këtë vit fermerët u mbështetën me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi për punimet e mekanizuara në bujqësi, ku kanë përfituar rreth 20 000 fermerë nga e gjithë Shqipëria. Për këtë proces, për programin e naftës falas për fermerët dhe për planet e qeverisë për sektorin e bujqësisë por me vëmendje edhe tek zhvillimet tek UBT foli në ambientet e këtij universiteti, Kryeministri Rama në një takim ku ishin të pranishëm përveç stafit akademik të UBT-së, përfaqësuesve të MBZHR apo institucioneve në varësi, student/ë të UBT-së edhe fermerë nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Në fjalën e tij duke u përqëndruar tek universiteti ai shtoi se do të bëhen përpjekje për të rritur interesin e të rinjve për Universitetin Bujqësor i Tiranës, i cili deri më sot sipas tij, është parë me paragjykim. ‘’Besoj shumë që UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do të shkojë duke u zhvilluar“.
Në emër të UBT-së, Prof. Sallaku (ndër tjera) theksoi se ky IAL është i gatshëm të ofrojë kontributin e tij në një sërë sektorësh të tillë si studimi agronomik i tokave, ngritjen e sistemit të regjistrave të fermave e të tjera. Ai përmendi edhe Bankën e Resurseve Gjenetike si një aset mjaft i rëndësishëm që mund t’i shërbejë një sërë programeve ndihmëse apo politikave të ndryshme të MBZHR. Të gjitha këto-shtoi Rektori i UBT- janë kontribute që i nevojiten jo vetëm palëve të përfshira, por edhe vetë ekonomisë së vendit dhe aspiratave integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian…
Për më shumë: UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do të shkojë duke u zhvilluar, ose Foto-aktivitete.
Koleksionohet specia e elbit me qepujkë (Hordeum Bulbosum L.)
Elbi me qepujkë (Hordeum Bulbosum L.) është një formë e egër e elbit e cila është ne listën e IUCN te specieve te rrezikuara pasi ndryshimet klimatike dhe ndikimit njerëzor ka bërë që ajo të jetë përfshire në ketë listë dhe të gëzoj një status të veçantë mbrojtje. Kjo formë e egër e elbit është identifikuar nëpërmjet ekspeditave eksploruese dhe në vendin tonë. Në Shqipëri janë zhvilluar ekspedita koleksionimi ndër vite nga autore shqiptar dhe të huaj. Së fundmi nga një eksplorim i zonave te Shqipërisë se Jugut, dhe konkretisht ne kodrat e fshatin Dritas te komunës Finiq, Sarandë, janë identifikuar dhe janë marrë edhe mostra të tyre për tu rigjeneruar dhe ruajtur në bankën gjenetike të bimëve të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve……Për më shumë: elbi me qepujke.
ZHVILLOHET PRAKTIKA PROFESIONALE PËR STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE AGRONOMIKE
Praktika Profesionale ka qenë dhe do të mbetet një hallkë e domosdoshme e formimit të specialistëve të ardhshëm në drejtimin e prodhimit bimor. Atë nuk mund ta zëvendësojë dhe kompesojë asnjë llojë praktike tjetër që zhvillohet gjatë procesit mësimor. Parë nga ky këndvështrim praktika profesionale që po realizojnë pranë Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) studentët e Departamentit të Shkencave Agronomike (UBT) (24 Maj deri 18 Qershor, 2021) ka si qëllim aftësimin e studentëve me shprehitë e specialistit të ardhshëm në mënyrë që pas mbarimit të shkollës dhe diplomimit të orientohet dhe ingranohet me lehtësi e shpejtësi në vendin e punës ku do të punësohet. Gjatë realizimit të Praktikës Profesionale, studentët po njihen me:
- Aktivitetin e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB).
- Historikun e Institutit Resurseve Gjenetike të Bimëve.
- Organizimin e IRGJB (Grupet Kërkimore).
- Inventarin Kombëtar të RGJB në Bankën Gjenetike Shqiptare.
- Proçedurat që aplikohen dhe studimet në Bankën Gjenetike:
- Eksplorimi & Koleksionimi i RGJB për shtimin e koleksioneve ex situ: (bazë fara, fushore, aktive).
- Pranimi i gjermoplazmës, Regjistrimi i gjermoplazmës, Dokumentimi i informacionit, Të dhënat e pasaportës.
- Menaxhimi i koleksioneve ex situ: bazë fara, fushore dhe aktive (farë + fidanë)
- Rigjenerimi dhe shumëzimi i materialit gjenetik të gjermoplazmës së vendit
- Karakterizimi dhe vlerësimi i aksesioneve të gjermoplazmës së vendit:
- Ruajtja, shumëzimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve gjenetike të bimëve/të varieteteve të fermerit.
Praktika po realizohet e kombinuar në laborator dhe në fushën eksperimentale të koleksioneve gjenetike bimore në Valias. Çdo procedurë e bankës gjenetike realizohet sipas protokolleve të standardeve ndërkombëtare për të cilat studenti mban shënime kryesore, mëson metodikën e punës dhe merr pjesë në aktivitetin se si realizohet një proçedurë në laborator dhe në kërkimet në fushë. Bazuar në sa më sipër praktika profesionale po realizohet sipas protokollit që studenti është i detyruar të plotësojë, ku shënohen problemet si trajtohen dhe si zgjidhen ato. Psh., studentët po asistojnë në kryerjen e analizave për fuqinë mbirëse të farave, në mbjelljen e një eksperimenti në fushë me një kulturë të caktuar, në kryerjen e matjeve biometrike, morfollogjike të bimëve në fushë, në realizimin e përshkrimit (karakterizimit) dhe vlerësimit fushor, etj.. Studentët, bazuar në protokoll, po shënojnë të gjithë proçeset që kryhen, mënyrën se si kryhen, si merren të dhënat, si kontrollohen provat në laborator dhe në fushë, cilët janë parametrat e mostrës së farës, si drejtohet një njësi kërkimore, etj. Gjatë praktikës studentët po njohin: Speciet e bimëve që ruahen në koleksionet gjenetike fushore në Valias dhe rëndësinë e tyre si pjesë e Inventarit Kombëtar për ruajtjen e Resurseve Gjenetike të Bimëve me vlerë përdorimi, me rezerva potenciale për përmirësimin gjenetik dhe ruajtjen e atyre specieve që janë në rrezik zhdukje.
Për më shumë kliko: Foto-aktivitete,
Nxënësit e klasës XI-B dhe pedagogë të lëndës së biologjisë nga Gjimnazi jopublik “Ibrahim Dalliu” vizituan Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve (Bankën Gjenetike të Farave). Prof.As.Dr. Adriatik Çakalli, një prej kërkuesve shkencor të këtij instituti, prezantoi nxënësit me disa prej laboratorëve dhe procedurave nëpërmjet të cilave kalon ruajtja e farave dhe dhomën frigoferike të Bankës Gjenetike të farave. Në mbyllje nën drejtori i shkollës, z. Xhevat Gërdeci, theksoi: “Falenderojmë stafin e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve për mikpritjen për mundësimin e kësaj veprimtarie”.
……Për më shumë kliko: Së bashku në rrugën e dijes.
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Bashkisë Belsh
Në datë 14 Prill 2021 në Bashkinë Belsh (Qarku Elbasan), u zhvillua një takim ndërmjet stafit drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe stafit drejtues të Bashkisë Belsh. Në takim u diskutuan mundësitë për fushat e bashkëpunimit dhe u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet dy institucioneve. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Bashkisë Belsh u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe kryetari i Bashkisë Belsh Z. Arif Tafani. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Bashkisë Belsh në fushën e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës, teknologjive ushqimore, agroturizmit, si dhe ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit të zonës, mjedisi, pyjet, resurset gjenetike dhe liqenet. Për më shumë kliko: Marrëveshje bashkëpunimi UBT-Bashkia Belsh.
Konferenca Kombëtare “Bujqësia, një Shkencë Jetësore me Rrënjët në Biologjinë e Aplikuar”
Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvillloi në datën 3.12.2020 Konferencën Kombëtare: ‘’Bujqësia, shkenca jetësore me rrënjët në Biologjinë e Aplikuar’’ organizuar…… Lexo më shumë:
NGA “FJALIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS”,
PROF. DR. FATBARDH SALLAKU
- Të nderuar zonja dhe zotërinj part time job near me dhe Senatorë,
- Të nderuar zotërinj Dekanë të porsazgjedhur,
- I nderuar zoti Administrator,
- Të nderuar anëtarë të Bordit med advice të Administrimit,
- Të nderuar zv./Rektorë,
- I nderuar Prof. Musabelliu, ish rektor
- Të nderuar pjesëmarrës
Mirëmëngjes dhe faleminderit shumë për praninë sot në këtë takim të parë të Senatit Akademik të UBT-së, ku merr udhë rrugëtimi i ekipit të ri drejtues për katër vitet e ardhëshme. Unë së pari do të doja të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë kolegët dhe studentët për mbështetjen e tyre, për të më besuar drejtimin e UBT-së. Jam shumë i nderuar që do të kem mundësinë të shërbej për këtë Universitet, si një ndër Institucionet më prestigjoze të arsimit të lartë në vend. Unë besoj dhe Ju siguroj që e ardhmja do të udhëhiqet nga një marrëdhënie besimi dhe mirëkuptimi ndërmjet autoritetetit të Rektorit, strukturave drejtuese të rektoratit, Senatit akademik, Administratorit dhe Bordit të Administrimit, strukturave të zgjedhura në çdo fakultet, si dhe strukturave të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilat unë i konsideroj vendimtare për arritjen e objektivave që ne i kemi vendosur vetes. ……..
Lexo më shumë: P L A T F O R M A_PËR DREJTIMIN DHE QEVERISJEN E UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS 2020-2024_Prof. Dr. F. SALLAKU
INSTITUTI I RESURSEVE GJENETIKE TË BIMËVE MERR PJESË NË PANAIRIN
“SHQIPËRIA PUNON TOKËN”
Në sheshin “Skënderbej”, në datat 16-17 Nëntor 2019, u organizua edicioni i tretë i panairit “Shqipëria punon tokën”. Panairi, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, përbën eventin më të madh për bujqësinë, zhvillimin rural dhe agrobiznesin në Shqipëri dhe mbetet vitrina më e mirë për promovimin e produkteve shqiptare. Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, mori pjesë në këtë Panair duke prezantuar farëra të vendit me vlera të larta cilësore dhe me përshtatshmëri ndaj ndryshimeve klimatike. Farërat janë pjesë e Resurseve Gjenetike të Bimëve (RGJB), që IRGJB mban në ruajtje afatgjatë në Bankën Gjenetike. Panairi u vizitua nga qytetarë të shumtë, ku një pjesë e mirë e tyre interesoheshin se si dhe ku mund të gjenin nga këto farëra.
Panairi u vizitua gjithashtu nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët bënë një vizitë në stendën e UBT ku panë nga afër Resurset Gjenetike të Bimëve dhe produktet bujqësore të ekspozuara në stendën e UBT-së. Për më shumë: Foto-aktivitete
Dy specie me rëndësi gjenetike në bregdetin Jonian të Shqipërisë
Shqipëria është territor me rëndësi për të afërmit gjenetik të specieve perimore, e veçanërisht ato të gjinisë Brassica. Një ekspeditë e përberë prej ekspertëve të ECPGR, përkatësisht z. Lorenzo Maggioni (Sekretar i Përgjithshëm i ECPGR) , Eva Thörn (Drejtuese e Komitetit Ekzekutiv të ECPGR), Imke Thormann (Zyra Federale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Bonn, Gjermani), Fetah Elezi dhe Sokrat Jani nga Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve të UBT, zhvilloi më datë 04 prill 2019 në bregdetin Jonian (disa zona të rrethit të Vlorës) një mision eksplorimi për speciet në rrezik zhdukje. Rezultatet e misionit ishin me vlerë, pasi u evidentua ekzistenca e dy specieve me interes gjenetik: Brassica cretica dhe Brassica incana subsp. aegaea.
Takimi për Bimët Perimore i Rrjetit Evropian të Vlerësimit (EVA)
Nën kujdesin e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), më 2-3 Prill 2019 u mbajt në Durrës (Shqipëri) Takimi për Bimët Perimore i Rrjetit Evropian të Vlerësimit(EVA-Vegetable EVA meeting) të ECPGR (Programi Evropian i Bashkëpunimit për Burimet Gjenetike të Bimëve). Në takim morën pjesë kërkues shkencor nga Bankat Gjenetike dhe Kompani të Përmirësimit Gjenetik të Bimëve nga mjaft vende të evropës(Gjermani, Angli, Francë, Itali, Hollandë, Suedi, Danimarkë, Portugali, Serbi, Belarusi, Bullgari dhe Shqipëri). Në çelje të ditës së parë të punimeve(02 Prill 2019), pjesëmarrësve u uruan mirëseardhjen dhe sukses të takimit, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, zoti Enea Hoti – Sekretar i Përgjithshëm në këtë Ministri dhe Fetah Elezi-Drejtor i Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve dhe Koordinator Kombëtar në ECPGR. Gjithashtu takimin e përshëndetën: Eva Thörn – Drejtore e Komitetit Ekzekutiv të ECPGR dhe përfaqësuese e Qendrës Suedeze të Agrobiodiversiteti; Imke Thormann – Zyra Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin (BLE), Bon, Gjermani.
Zoti L. Maggioni-Sekretar i Përgjithshëm i ECPGR, hapi punimet me: An Overview of the ECPGR initiative to establish the Evaluation Network EVA (Një përmbledhje e Iniciativës së ECPGR për të krijuar Rrjetin e Vlerësimit – EVA ). Në takim u paraqiten prezantimet e pjesmarrësve: S. Jani. Vegetable genetic collections in Albania; Rob van Treuren. Collaboration between CGN and the seed industry; Charlotte Allender. Vegetable Genetic Improvement Network (VeGIN); Emmanuel Geoffriau. Collaboration within the French Daucus Network; Teodoro Cardi. Development and evaluation of tomato and pepper genetic resources in the framework of public-private partnerships; Stephan Weise. EURISCO as central information system for data sharing (current status and options for EVA); Ne mbyllje pati një vizitë të pjesmarrësve në mjediset e Bankës Gjenetike të UBT-së, ku u njoh me punën që bëhet në këtë institucion dhe procedurat e ruajtjes dhe menaxhimit të fondit gjenetik. Pjesëmarrësit e mbyllën aktivitetin me një vizitë të shkurtër në qytetin e Tiranës. Për më shumë: Foto-aktivitete
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Bankën Gjenetike
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Niko Peleshi, vizitoi Bankën Gjenetike të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), ku ishte i pranishëm edhe Zv.Rektori i UBT, Prof. Dr.Sulejman Sulçe. Drejtori i Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) Prof.Dr. Fetah Elezi dhe kërkuesit e Institutit e informuan Ministrin mbi punën që bëhet lidhur me ruajtjen dhe përdorimin e resurseve gjenetike të bimëve në vendin tonë.
IRGJB (Banka Gjenetike), ruan si pjesë të Inventarit Kombëtar 3980 aksesione (varietete, linja, popullata), nga të cilat: 3317 ruhen me fara në kushtet e koleksioneve bazë dhe 663 ruhen me material vegjetativ në Koleksionin Gjenetik të Drufrutorëve në Valias. Aktualisht në Inventarin Kombëtar ruhen gjithsej 4345 aksesione (varietete, linja, popullata, specie të egra), prej të cilëve 3317 ruhen me materiale gjenetike fara (Koleksioni bazë Banka Gjenetike, Tiranë) dhe 1028 aksesione ruhen me materiale vegjetative në tre koleksione fushore (Tiranë, Vlorë dhe Korçë). Banka Gjenetike, si Qendër Kombëtare për resurset gjenetike të bimëve, menaxhon si pjesë të Inventarit Kombëtar edhe dy koleksione të tjerë fushore të pemëtarisë: atë të QTTB Vlorë me 272 varietete drufrutore dhe të QTTB Korçë me 93 varietete mollësh.
IRGJB ofron: farëra të varieteteve tradicionale me vlera të veçanta që mund të shtohen e të kultivohen në zonat e tyre të origjinës; asistencë teknike për fermerët dhe subjektet e tjerë që janë të interesuar ti kultivojnë varietetet tradicionale.
Ministri u interesua për mundësitë që ekzistojnë për përdorimin e varieteteve tradicionale për zhvillimin e agroturizmit në kuadër të Programit Kombëtar të 100 fshatrave. Ministri theksoi se Banka Gjenetike është një qendër me rëndësi kombëtare pasi ruan një pasuri me vlerë të madhe për vendin dhe se duhet të ofrojë mundësinë që të përdoren llojet tipike të zonës. Potencial gjenetik duhet të ruhet i sigurt dhe të vihet në dispozicion të shoqërisë. Për këtë qëllim duhet të fuqizojmë bashkëpunimin midis Ministrisë dhe UBT, duke hartuar projekte për mirëmbajtjen e koleksionit gjenetik fushor, zgjerimin e kapaciteteve të Bankës Gjenetike dhe riatdhesimin e materialit gjenetik shqiptar që ndodhet në bankat gjenetike të vendeve të tjera. Ministria do të mbështesë zbatimin e këtyre projekteve.
Pamje nga vizita e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në B. Gjenetike
20 VJETORI I KRIJIMIT TË BANKËS GJENETIKE
Në datë 22.05.2018, me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Bankës Gjenetike, Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) zhvilloi veprimtari të ndryshme. Këto veprimtari nisën me vizitën në koleksionin ex situ në Bankën Gjenetike dhe në koleksionet gjenetike fushore në Valias. Në vazhdim u zhvillua një simpozium në sallën” Skënder Xhiku“, pranë mjediseve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në këtë përvjetor ishin të pranishëm Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Bari Musabelliu, përfaqësues të Ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, studiues, bashkëpunëtorë të njësisë, student të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, fermerë që ruajnë dhe përdorin resurse gjenetike të zonave të tyre, etj.
Vëmendje pati mbi historikun e zhvillimit të Bankës Gjenetike dhe figurat kyçe në krijimin dhe fuqizimin e saj. Si një institucion relativisht ri, i ngritur mbi ndryshimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare, IRGJB ka për mission promovimin e konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Ne takim i theksuan të gjithë veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre viteve nga kjo bankë për eksplorimin dhe koleksionimin e resurseve gjenetike të vendit me rëndësi për bujqësinë, ushqimin, përmirësimin gjenetik të bimëve si dhe për ruajtjen e specieve të rrezikuara.
Si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës që koordinon veprimtaritë në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB) në nivel kombëtar, IRGJB gëzon një bashkëpunim të gjerë dhe të frytshëm me institucione të tjerë si: QTTB (Vlorë, Korçë, Lushnje, Fushë- Krujë, Shkodër, Stacioni i Duhanit Cërrik, me FDE, Entin e Farave, Akademinë e Shkencave, kompanitë e materialit mbjellës, me organizatat ndërkombëtare dhe bankat gjenetike të rajonit. Rektori Prof. Dr. Bari Musabelliu, përshëndeti me rastin e 20 vjetorit të Bankës Gjenetike ku theksoi se Banka Gjenetike është një aset i çmuar për Universitetin e vendin; dhe si rrjedhojë do të jetë vazhdimisht në fokusin e vazhdueshëm të Universitetit Bunqësor të Tiranës. Ndër tjera, Prof. Dr. Bari Musabelliu, nënvizoi se IRGJB duhet të jetë urë lidhëse ndërmjet UBT-së dhe Fermës Didaktike Eksperimentale. IRGJB është një pasuri kombëtare e cila duhet të këtë mbështetjen e Universitetit dhe të Qeverisë Shqiptare. Më pas, ideatori dhe mbështetësi i Bankës Gjenetike, Prof. Dr. Lufter Xhuveli, përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Gëzim Xhixha, përfaqësuesi nga GIZ z. Luan Dervishaj, Përgjegjësi i Bankës Gjenetike të Kosovës, Z. Shukri Fetahu falenderuan dhe përshëndetën këtë veprimtari. Simpoziumi u mbyll me diskutime nga pjesëmarrës të ndryshëm. Për më shumë: Foto-aktivitete
EKSPLORIM NE ZONEN E LIBRAZHDIT
Në kuadër të projektit ” Për eksplorimin, identifikimin dhe koleksionimin e mostrave të farës së kultivarëve lokal dhe të afërmve të egër të bimëve bujqësore për pasurimin e fondit në Bankën Gjenetike Kombëtare” u zhvilluan ekspedita nga stafi i IRGJB në disa fshatra të Bashkisë Librazhd.
Nga eksplorimi dhe koleksionimi i kryer ne 5 ekspedita janë koleksionuar dhe rregjistruar 20 specie dhe 90 kultivare. Materiali faror do të përpunohet dhe ruhet në fondin e Bankës Gjenetike të Bimëve.