KARAKTERIZIMI & VLERËSIMI 

Karakterizimi

Karakterizimi i çdo mostre ndërthur një përshkrim dhe regjistrim të kujdesshëm të karakteristikave të veçanta që janë të trashëgueshme, lehtësisht për tu parë dhe vlerësuar me sy dhe të shprehura qartë në të gjitha mjediset. Meqenëse shumica e tipareve të regjistruara gjatë karakterizimit janë ato që mund të shihen, personi përgjegjës për menaxhimin e materialit të gjermoplazmës është burimi më i mirë që realizon punën për dokumentimin e këtyre karakteristikave.

Shumë nga karakteristikat që regjistrohen mbi aksesionet e veçanta mund të shërbejnë si deskriptorë diagnostikues për aksesionet. Një diagnostikim i tillë i karaktereve ndihmon kuratorët e bankës gjenetike që të ruajnë linjat gjurmët e një aksesioni dhe të kontrollojnë për integritetin gjenetik pas një numri të caktuar vitesh konservimi. Përësëri, listat e deskriptorëve janë mjetet jetësore që sigurojnë përdorimin e të njëjtës gjuhë dhe standarteve nga personat që dokumentojnë karakteristikat e specieve të konservuara.

Vlerësimi

Vlerësimi shkon më thellë se karakterizimi. Ai kërkon teknika biokimike të veçanta dhe zakonisht përfshin performancën agronomike, rendimenti, streset biotike dhe abiotike të tilla si thatësira dhe dëmtuesit. Këto tipare janë të rëndësishme për seleksionerët dhe kërkuesit në përmirësimin e bimëve. Një vlerësim i tillë gjithashtu mund të përdorië metodat e bazuara në ADN për të analizuar diversitetin gjenetik të bimëve.

Deskriptorët e vlerësimit janë më me interes sesa deskriptorët e karakterizimitpër shkak të vlerës së tyre në përmirësimin e bimëve. Në përgjithësi vlerësimi efektiv është i mundshëm kur ka një ndërveprim të ngushtë institucional dhe personal ndërmjet kuratorëve dhe seleksionerëve ose shkencëtarëve të tjerë të përmirësimit të bimëve, dhe ku objektivat e përmirësimit janë të reflektuara në programet e vlerësimit.

Vlerësimi realizohet së pari nga përdoruesit, në grupe shumë disiplinash që përfshin seleksionerët, entomologët, patologët dhe agronomët. Vlera potenciale e gjermoplazmës varet nga efiçiencat e teknikave të skicuara për të identifikuar ndryshimet midis aksesioneve. Për faktin se fermerët janë përdoruesit e fundit të produkteve të çdo programi përmirësimi si dhe zotërojnë njohuri tradicionale të vlefshme, atëhere, në disa pika gjatë programit të vlerësimit, një vend i veçantë duhet ti jepet përfshirjes së pikëpamjeve të fermerëve dhe rezultateve të pritëshme në faza të caktuara të programit të vlerësimit.