Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri, i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike, ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare.

Funksioni: Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (Banka Gjenetike Shqiptare) ka si funksion kryesoreksplorimin, grumbullimin, studimin, identifikimin, ruajtjen e aftësive jetesore dhe integritetit gjenetik të materialeve gjenetike, ripërtëritjen e materialit gjenetik për ruajtje afatgjatë, dokumentimin e të dhënave në databazën e Inventarit Kombëtar, sistemin e Informimit të aksesueshëm mbi ruajtjen afatgjatë dhe përdorimin e qëndrueshëm të gjermoplazmës bimore, organizimin e dublikatave të shpëtimit (brenda dhe jashtë vendit), shumëzimin dhe shpërndarjen e gjermoplazmës për mbështetjen e përmirësimit të bimëve dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë në Shqipëri.

Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë (RGJBUB) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet  të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmara ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Objektivat e Strategjisë Evropiane për RGJB (deri 2030)

     Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve gjenetike të bimëve (RGJB).

  • Zgjerimi i ruajtjes in situ të të afërmve të egër të kulturave dhe bimëve ushqimore të egra.
  • Ruajtja dhe menaxhimi i burimeve gjenetike të bimëve në fermë.
  • Konsolidimi dhe mbrojtja e ruajtjes ex situ.
  • Forcimi i një sistemi informacioni gjithëpërfshirës për burimet gjenetike bimore për ushqim dhe bujqësi (Dokumentimi, Databaza).
  • Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të RGJB.
  • Zhvillimi i një sistemi për monitorimin e ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të RGJB (Monitorimi).

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore të IRGJB përfshijnë:

  • planifikimin dhe kryerjen e eksplorimit dhe koleksionimit të gjermoplazmës në nivel kombëtar;
  • përpunimin e përshtatshëm të të gjithë mostrave të koleksionuara të gjermoplazmës;
  • konservimin afat gjatë të gjermoplazmës në paisjet ex situ të Institutit dhe rigjenerimin në kohë të saj;
  • kërkime mbi karakterizimin dhe vlerësimin e tipareve specifike të gjermoplazmës;
  • futjen dhe mbështetjen për përdorim të qëndrueshëm të gjermoplazmës;
  • shkëmbime të gjermoplazmës dhe të informacionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • trainime, mësimdhënie dhe organizim të takimeve teknike dhe workshopeve;
  • koordinim i aktiviteteve për kërkim dhe zhvillim mbi RGJBUB me institucionet qëndrore dhe me projektet rajonale.

Historik i shkurtër i Institutit Resurseve Gjenetike të Bimëve

Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515,  për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006. Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e e funskionimit të Bankës Gjenetike. Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.

Grupet Kërkimore  operojnë në vartësi të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve:

  • Grupi Kërkimor i Bimëve të arave (Drithrat, Foragjeret, Industrialet, Bimët Aromatike dhe Mjekësore).
  • Grupi Kërkimor i Hortukulturës (Perimet, Pemët Frutore, Hardhia, Subtropikalet, Ulliri dhe Agrumet).
  • Grupi Kërkimor i Dokumentimit (Dokumentimi, Databazë, Informimi dhe Publikimi).

Pjesë të Legjislacionit për Resurset Gjenetike të Bimëve

VKM 447, dt 3.9.1993 krijon Entin e Farave dhe Bankën Gjenetike në vartësi të tij, ku Banka Gjenetike përfshihet në objektet e rëndësishme shtetërore.

Ligji Nr.8732,  datë 24.1.2001, jep konceptin mbi Bankën Gjenetike dhe përcakton shpërndarjen e materialit gjenetik në sasi të vogël dhe falas. Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare.

UDHEZIMI Nr.107 datë 2.12.2002, jep njw klasifikim tw Resurseve Gjenetike, përfshirjen e B. Gjenetike në sistemin e ruajtjes sw RGJB, përcakton se Banka Gjenetike është institucion i mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare, si dhe jep detyrat e B. Gjenetike.

VENDIMI Nr. 515, datë 19.7.2006,  PËR RISTRUKTURIMIN E INSTITUTEVE KËRKIMORE-SHKENCORE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, VENDOSI: Banka Gjenetike, në Entin Shtetëror të Farërave e Fidanëve, kalon në administrim e varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor, Tiranë).

VKM. Nr. 515. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515,  për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006.

Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e funksionimit të Bankës Gjenetike.

Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.


 English version here