Koleksionimi & Pranimi i gjermoplazmës
Koleksionimi i Gjermoplazmës: Sa më shumë diversitet të ruhet dhe të jetë i vlefshëm për përdorim, aq më të mira janë shanset për plotsimin e nevojave të së nesërmes. Megjithë praninë e një numri të madh speciesh bimore në territorin Shqiptar, për bankën gjenetike dhe një mision koleksionimi janë disa specie dhe rajone që marrin përparësi. Ka mjaft arsye që justifikojnë një mision koleksionimi: speciet janë në rrezik zhdukje ose erozion gjenetik, përdoruesit në shkallë kombëtare ose ndërkombëtare kanë shprehur një nevojë, diversiteti mungon në koleksionet ekzistuese ex situ. Ose, më thjeshtë, ka njohuri të pamjaftueshme mbi një specie.
Të dhënat eko-gjeografike në përgjithësi shihen si hap i parë i rëndësishëm në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të resirseve gjenetike të bimëve. Para se të merren vendime të rëndësishme për konservimin, disa njohuri bazë mbi taksonominë, diversitetin gjenetik, shpërndarjen gjeografike, përshtatshmërinë ekologjike, etnologjinë, botanikën e grupit bimor si dhe gjeografinë, ekologjinë, klimën dhe komunitetet humane të territorit të përzgjedhur për koleksionim janë të domosdoshme. Kjo lloj analize ndihmon në eksplorimin e pikave kyçe të tilla si: kur, ku dhe si do të koleksionohet gjermoplazma; sa e rrezikuar është gjermoplazma; ku mund të vendosen më mirë reservat (mostrat) gjenetike dhe çfarë nevoje kanë ato për monitorim dhe menaxhim; cili është kontributi relativ i metodave ex situ dhe in situ në strategjinë e përgjithshme të konservimit.
Standardi i të dhënave: Për të pasur të dhëna standarde mbi të dhënat e pasaportës, të dhënat morfollogjike të karakterizimit dhe vlerësimit, standarded ndërkombëtare të rekomanduara si deskriptorët e pasaportws tw shumë-kulturave bimore po aplikohen në bankën gjenetike. Këto standarde bëjnë që informacioni i grumbulluar të jetë i krahasueshëm ndërmjet mostrave të gjermoplazmës.
Pranimi i gjermoplazmës është marrja e materialit gjenetik të një specie të mandatuar për konservim në një bankë gjenetike. Ai është hapi fillestar në konservimin e resurseve gjenetike. Arsya kryesore për pranimin e gjermoplazmës është të siguruarit e një diversiteti të mjaftueshëm të vlefshëm për të plotësuar nevojat e së tashmes dhe të ardhmes. Arsyet për pranim përfshijnë: erozionin gjenetik, plotësimi i boshllëqeve, pranim në bazë nevoje kur nevojitet për përmirësimin e bimëve dhe pranim të rastit për një material gjenetik të rastësishëm.
Politikat e pranimit të gjermoplazmës: Banka gjenetike ka politika të qarta në pranimin e materialeve me qëllim që volumi i materialit të pranuar të jetë brenda limiteve/kufijve të kapacitetit menaxhues të bankës gjenetike. Kur hapsira e ruajtjes ose burimet për ruajtjen e koleksioneve janë të kufizuara, pranimi i gjermoplazmës duhet të bëhet mbi bazë prioriteti.
Prioriteti: Pranimi i gjermoplazmës bazohet në vlerat e saj ose në varësi të shkallës së humbjes në një hapsirë të caktuar. Vlera përcaktohet mbi bazën e tipareve / karakteristikave të dobishme dhe përshtatshmërisë ndaj një mjedisi unik. Nga banka gjenetike pranohen me prioritet të lartë landracet, kultivarët primitivë dhe speciet e egra; të ndjekura nga stoqet/materialet gjenetike, materialet e seleksionuara elitë, nga obsoletat (bimët që nuk përdoren më) dhe varietetet moderne. Për speciet e egra banka gjenetike merr në konsideratë vlefshmërinë e resurseve për menaxhim para pranimit të taxoneve të egra.
Regjistrimi i gjermoplazmës është vendosja e një numri unik identifikimi i quajtur numër aksesioni për rënditjen e çdo mostre të pranuar në bankën gjenetike si aksesion, me qëllim dallimin e tij nga mostrat/aksesionet e tjerë. Regjistrimi lejon kuratorët e bankës gjenetike të mbajnë të dhëna të hollësishme mbi mostrën dhe të formulojnë një listë inventari për konservim, shpërndarje dhe aspekte të tjera të menaxhimit të gjermoplazmës. Regjistrimi bëhet kur aksesioni hyn për herë të parë në bankën gjenetike.
Marrëveshjet dhe lejet e pranimit: Mostra duhet të pranohet nga koleksionuesit, bankat gjenetike ose burime të tjera me material të përshtatshëm ose me marrëveshje dhe leje pranimi në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me konservimin, shpërndarjen dhe përdorimin e resurseve gjenetike.
Informacioni i pasaportës: Për tu pranuar në bankën gjenetike, mostrat duhet të shoqërohen me informacion të mjaftueshëm të pasaportës, veçanërisht emri i kultivarit, numri i koleksionimit, gjinia dhe specia, vendndodhja e pikës së koleksionimit, vendi i origjinës, data e koleksionimit, fenologjia, burimi i koleksionimit dhe pedigree (për burimet gjenetike stoqe dhe materialet e përmirësuara.