Në kë faqe do të gjeni informacione të përmbledhura për kultivimin dhe përdorimin e RGJB të vendit. Për më shumë mbi teknologjitë e kultivimit dhe përdorimit të varieteteve tradicionale sipas specieve dhe zonave të përhapjes klikoni në: Për Fermeret dhe/ose në: Varietete Fermeri.


Teknologji kultivimi

        

   

     


Landracet në prodhimin e qëndrueshëm –  misri “Sulova”

“Sulova” është një landrace shqiptare e misrit (Zea mays L.). Është misër i bardhë gjysmë qelqor, me koçan të bardhë dhe të hollë. Numri mesatar i rreshtave në kalli është 8. Lartësia e bimës rreth 150-180 cm. Pesha mesatare e kallirit 150 g, kurse pesha e 1000 kokrrave rreth 350-370 g. Prodhimi i vjel shfrytëzohet tërësisht për miell. Ai përfaqëson një bimë me rëndësi ekonomike dhe shoqërore për popullsinë vendase. Misri “Sulova”, një varietet fermeri me vlerë, e ka origjinën nga një hyrje antike dhe është rritur e kultivuar në zonën e Sulovës që nga fillimi i shekullit të 17-të. Për shekuj me radhë…. Për më shumë: Landracet në prodhimin e qëndrueshëm _Misri Sulova.

Miser “Sulova”,


Llojet autoktone të fasules në rajonin e Korçës

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TE FASULES

Afati i mbjelljes: Një nga elementet kryesor të teknologjisë që ndikon në zbutjen e stresit dhe rritjen e stabilitetit të prodhimit është afati i mbjelljes. Ky afat  realizon përputhjen e kerkesave biologjike të fasules me kushtet klimatike të zonës. Afati i mbjelljes lidhet kryesisht  me temperaturat në fazën e mbirjes dhe ato të fazës riprodhuese….Për më shumë: Llojet autoktone të fasules në rajonin e Korçës.

Fasule “Eçmenik”    Fasule “Trenare”.


Proçesi i shtimit të ullirit nëpërmjet rrënjëzimit me copa

Në fushën e transferimit të teknologjive, metoda e shtimit të ullirit me rrënjëzim copash në serrë (me nebulëzim) është një teknologji bashkohore që aplikohet sot, kryesisht nga institucione kërkimore publike por edhe private. Kjo metodë realizohet sot në Institutin e Resurseve Gjenetike Bimore, kryesisht për natyrë kërkimore. Në proçesin e punës; për shtimin e ullirirt me copa, degëzat trajtohen sipas protokolleve me stimulues, ku copat vendosen për rrënjëzim në serrë me substrat perliti, në kushte të kontrolluara, me temperatura ajri rreth 18⁰C (± 1⁰C), ndërsa në substrat 24⁰C (± 1⁰C). Për më shumë: Proçesi i shtimit të ullirit nëpërmjet rrënjëzimit me copa.


Misri “Sulova”: trashëgimi dijesh kultivimi dhe përdorimi

Misri “Sulova” ka cikël të shkurtër zhvillimi, rreth 80 ditë, aftësi prodhuese të ulët, rreth 25-30 kv për ha, por i parapëlqyer për cilësinë e bukës”. Sipas dëshmive të të parëve, por edhe përshkrimeve teknike të bëra kohë pas kohe, misri “Sulova” është me shtat relativisht të shkurtër, koçan i hollë e me ngjyrë të bardhë,  kokërr të vogël dhe me ngjyrë të bardhë, gjysmë qelqore. Buka e prodhuar nga mielli tij është e ëmbël dhe me një shije të veçantë…Për më shumëMisri “Sulova” trashëgimi dijesh kultivimi dhe përdorimi.


Teknologji e kultivimit të popullatës “Reçi i Bardhë”

Vend origjina: Lugina e Reçit, Malësia e Madhe. Karakteristikat kryesore fenotipike i përkasin racës “Montenegrin” (Leng et al 1962). Treguesit klimatike tokësore te ekosistemit janë ato te zonës jugore te Alpeve tona, toka te pjerrëta, lehtësisht acide ne lartësi 400-600 m mbi nivelin e detit, zone me mbi 1800 mm reshje ne vit dhe me  shpërndarje vjetore kryesisht ne periudhën Tetor- Prill. Lugina është e mbrojtur nga erërat e ftohta, duke lejuar mbjellje relativisht te hershme. Periudha e vegjetacionit ne përgjithësi është e thate…. Për më shumë: Teknologji e kultivimit të popullatës “Reçi i Bardhë

Miser “Reçi” 


Popullatat lokale të misrit të përshtatëshme për zona specifike të vendit

Ne evolucionin e tyre bimët, kafshët qofte edhe njeriu, kane siguruar mbijetesën e tyre duke perfeksionuar sistemet e tyre “imunitare” ndaj faktorëve shkatërrues ne bashkëjetesën e pashmangshme. Bimët ne arealin e jetesës se tyre atakohen gjithmonë nga faktorët biotike dhe abiotike te dëmshëm për rritjen dhe zhvillimin normal te tyre. Ne procesin evolutiv ato kane krijuar sistemet e tyre te mbrojtjes. Po kështu edhe vete atakuesit perfeksionohen gjate evolucionit. Ne ketë beteje perfeksionimi gjithnjë mbijetojnë ato forma qe rezistojnë, pra, trashëgojnë veti e tipare te qëndrueshme ne ekosistemet.. Për më shumë: Popullatat lokale të misrit të përshtatëshme për zona specifike të vendit.


Përse duhen burimet gjenetike të misrit?

Me masivizimin e përdorimit te Hibrideve te misrit ne fillim te shekullit te kaluar u vërejt përdorim relativisht i kufizuar i germoplazmes se misrit, heqje dore nga përdorimi i popullatave lokale. Shfrytëzimi i fenomenit te heterozit, krijimi i incukt linjave elite dhe  hibrideve komercial nga një numër i kufizuar popullatash mbarti fenomene te padëshiruara ne  praktiken e prodhimit bujqësor. Rendja kryesisht pas linjave me aftësi kombinative te larte çoi ne ngushtimin e bazës gjenetike (përdoret vetëm 5 %, Hallauer et al). Kjo dukuri dhe efektet e  bashkëveprimit genotip x mjedis kane patur pasoja deri ne komprometimin e prodhimit….. Për më shumë: Përse duhen burimet gjenetike të misrit.


Gjendja aktuale e resurseve gjenetike të misrit

Pas futjes massive te hibrideve te misrit ne praktiken e kultivimit, epërsive qe ato treguan ne rritjen e prodhimit, popullatat lokale u mënjanuan nga përdorimi si material faror dhe teknologjik. Megjithatë, duke patur parasysh se ato janë produkt i një përshtatje shekullore me faktorët klimatik e teknologjik, atyre iu është kushtuar një vëmendje e veçante nga institucionet kërkimore. Ne Shqipëri, pas viteve 70 janë realizuar disa misione koleksionimi. Me i plote është ai i realizuar ne vitet 74-76, ku janë koleksionuar mbi 600 popullata lokale, kryesisht nga IMO dhe ILB. Ne harkun kohor 1974-1990, ato kane qene pjese e germoplazmes se misrit  ne ruajtje, e tipit ex-situ. Për më shumë: Gjendja aktuale e resurseve gjenetike të misrit.