Rigjenerimi i gjermoplazmës
Rigjenerimi është përtëritja e gjermoplazmës së aksesioneve nëpërmjet mbjelljes dhe vjeljes së farërave që zotërojnë të njëjtat karakteristika si mostra origjinale. Rigjenerimi i gjermoplazmës është aktiviteti më kritik në menaxhimin e bankës gjenetike. Rigjenerimi i gjermoplazmës ndërthur rrezikun ndaj integritetit gjenetik të gjermoplazmës së aksesioneve që shkaktohet nga presioni i zgjedhjes, pjalmimet nga jashtë, përzierjet mekanike dhe faktorë të tjerë. Rreziku i humbjes së integritetit gjenetik zakonisht është i lartë kur rigjenerohen gjermoplazma të aksesioneve gjenetikisht heterogjene. Rigjenerimi i gjermoplazmës është gjithashtu me kosto shumë të lartë.
Gjermoplazma rigjenerohet për qëllimet që vijojnë: Rritje të farës fillestare në koleksionet e rinj ose materialet e marra si donacione, ku sasia e farës së pranuar nga banka gjenetike shpeshherë është e pamjaftueshme për konservim të menjehershëm. Plotsim të rezervave të farërave në koleksionet aktive dhe bazë që kanë: aftësi jetësore të ulta, ose rezerva të pamjaftueshme farërash për shpërndarje, konservim, ose rigjenerim të koleksioneve aktive nga farërat origjinale të koleksionit bazë. Plotsim të kërkesave të veçanta për rigjenerim të aksesioneve me tipare specifike që përdorin shpesh kërkuesit dhe seleksionerët e bimëve.
Standartet e rigjenerimit: Standartet e rigjenerimit janë të nevojshme që të sigurojnë mos rënien nën nivelet e pranueshme të aftësive jetësore të farërave të ruajtura në koleksionet bazë dhe njëkohësisht të minimizojnë numrin e cikleve të rigjenerimit me qëllim ruajtjen e integritetit gjenetik të aksesioneve. Intervali i rigjenerimit varet nga jetëgjatësia e farës në ruajtje dhe kërkesa për aksesionin në rastin kur farat nuk janë të disponueshme në koleksionin aktiv. Farat që prodhohen për koleksion bazë duhet të jenë të shëndetshme e të pastra, sa më larg faktorëve të prishjes së jetësisë dhe të lira nga dëmtues e sëmundje.
Rigjenerimi ndërmerret kur aftësia jetësore e farërave bien nën 85% të vlerës fillestare. Metodat e rigjenerimit ndjekin metodat standarte për bimë-kulturat, kur egzistojnë, dhe sigurojnë që të përdoren numër bimësh të mjaftueshme për ruajtjen e integritetit gjenetik të aksesioneve. Me qëllim që të sigurohet ruajtja e integritetit gjenetik dhe që aksesionet të jenë të dallueshëm, rekomandohet që farat që përdoren për mbjellje rigjenerimi, duhet të jenë sa më të afërta gjenetikisht me gjermoplazmën origjinale. Edhe për koleksionet aktive rekomandohet që rigjenerimi duhet të bëhet nga farat origjinale kur është e mundur ose nga pasardhësit brenda 2-3 ciklesh rigjenerimi, kjo për të siguruar ruajtjen e integritetit gjenetik.