Shpërndarja e gjermoplazmës
Shpërndarja e gjermoplazmës është sigurimi i farërave përfaqësuse të aksesioneve nga banka gjenetike në përgjigje të kërkesave nga përdoruesit e gjermoplazmës. Banka gjenetike i shpwrndan farërat vetëm nga koleksionet aktive. Qëllimi i konservimit të gjermoplazmës në bankën gjenetike është ose për të përmirësuar varietetet e bimëve nëpërmjet seleksionimit të bimëve dhe kërkimeve lidhur me përmirësimin ose për të rikthyer divesitetitn e humbur në ferma dhe në habitate natyrore me qëllim plotësimin e nevojave të fermerëve ose komuniteteve. Kjo kontribuon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e mjeteve të jetesës së njerëzve të varfër dhe në mbrojtjen e mjedisit. Tashmë është i njohur fakti që përdorimi i gjermoplazmës duhet të udhëheqe konservimin. Banka gjenetike Shqiptare po bëhet më proaktive në vendosjen e lidhjeve me përdoruesit e gjermoplazmës, seleksionerët, kërkuesit, fermerët dhe grupeve të tjera.
Banka gjenetike ka shpërndarë gjermoplazmë bimore brenda dhe jashtë vendit, si vijon: 21 aksesione fakultetit të Shkencave të Natyrës, 88 aksesione Universitetit Bujqësor të Tiranës, 19 aksesione Institutit Bimëve të Arave dhe Perimeve (Novi Sad, Serbia), 19 aksesione Bankës Nacionale të Ukrahinës. Banka gjenetike ka shpërndarë gjatë dy viteve të fundit gjithashtu 9 varietete të fermerit mjaft të përshtatura për mjedise specifike. Këto përfshijnë 3 varietete fermeri domatesh, 2 varietetet speci, 2 varietet patëllxhani, një jonxhe dhe një tërshëre.