Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri, i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike, ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare.
Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmara ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.
Stafi