Në këtë faqe do të gjeni INFORMACIONE: Kuriozitete, por jo vetëm, si dhe foto të rralla që lidhen në një farë mënyre me bimët, bujqësine, traditën, historinë, etj.  


Chervili, një perime aromatike e rrallë në Shkodër

Historiku
Për më shumë se 150-200 vjet në kopshtet shtëpiake të qytetit dhe disa fshatra për rreth Shkodrës, njihet, kultivohet dhe përdoret një perime aromatike e rrallë, që thirret me emrin perime gjethe ose thjesht perime. Nga vlerësimi në terren, së bashku me zotin Valentin Gocaj, specialist i vjetër e i njohur në fushën e perimeve në Shkodër, rezulton se kemi të bëjmë me një formë të vjetër të Chervilit (Anthriscus cerefolium L.), i cili në literaturë njihet edhe me emrin majdanozi francez ose chervili kopshtit. Është bimë barishtore njëvjeçare delikate që ngjason me majdanozin. Emri chervil është me orgjinë anglo-norman, nga latinishtja chaerephylla ose choerephyllum, dhe nga greqishtja e lashtë chairephyllon, që do të thotë “gjethet e gëzimit”.

Chervil: Perime, Ana e Malit në serrë

Biologjia e bimës: Chervili ose majdanozi francez është specie e gjinisë Anthriscus dhe familjes Apiaceae….. Për më shumë: Chervili, një perime aromatike e rrallë në Shkodër.


E pa besueshme por e vërtetë (Dardhë mbi Lis)

Sapo kalon Uren e Bunes  ne drejtim te zones Ana Malit, menjehere syri te pushon ne masivet e medha me afro 90000 rrenje ullinj te te  gjitha varieteve  te cilet shtrihen ne kodrat e kesaj zone. Ne çdo familje majtas e djathtas  rruges do te shohish te shpalosur te gjithe traditen Anamalese te kultivimit te perimeve si ne fushe ashtu edhe ne serra e tunele. Tradite kjo e trasheguar brez pas brezi deri ne dite e sotme, deri ne  krijimin e llojeve autoktone tashme te njohur ne te gjithe Shqiperine….. Për më shumë: E pa besueshme por e vërtetë (Dardhe_mbi_Lis).

Pema e dardhës.   Pika e shartimit me Lisin


Dardha – Fruti që Dardanët i falën Botës

Dardha për shqiptarët shpesh përfaqëson hijeshinë dhe në veçanti bukurinë femërore. Këto fruta zënë një vend krejt të veçantë në folklorin shqiptar dhe tregojnë historinë e hershme të kultivimit të tyre në trevat e lashta shqiptare. Fjala “dardhë” sipas gjuhëtarëve rrjedh nga emri Ilir “darda”, kjo fjalë është e lashtë sa vetë kultivimi i dardhëve nga njeriu. Studjuesit Hahn, Meyer, Durham, por edhe të tjerë termin “dardhë” e lidhin me fisin Ilir të Dardanisë që sipas tyre do të thotë “dardhishtë”. Edhe ngushtica e Dardaneleve që lidh detin Marmara me Detin Egje ka lidhje me këtë emërtim sepse sipas historisë mban emrin “Dardanus” që ishte prijësi i Dinastisë Dardane. Për shqiptarët fjala “dardhë” shpesh shërben edhe si mbiemër për shumë familje. …  

 

Për më shumëDardha – Fruti që Dardanët i falën Botës


Misri “Farë Sulova”

Sulova është një krahinë, që zhvillimi ekonomik e shoqëror i saj në periudhat e kaluara ishte tepër i lidhur me bujqësinë dhe blektorinë. Kjo krahinë në Qarkun e Elbasanit, është njohur në gjithë Shqipërinë për misrin e saj me të njëjtin emër, misri “Sulova”. Por “në fillim të shekullit XX dhe shumë vite më pas bujqësia vazhdonte të ishte e prapambetur. Punohej në radhë të parë të parë për të siguruar bukën e misrit’’...Për më shumë: MISRI _FARË SULOVA.

Misri “Farë Sulova”   Misër “Sulova” i njomë.


Misri “Sulova”: trashëgimi dijesh kultivimi dhe përdorimi

Misri “Sulova” ka cikël të shkurtër zhvillimi, rreth 80 ditë, aftësi prodhuese të ulët, rreth 25-30 kv për ha, por i parapëlqyer për cilësinë e bukës”. Sipas dëshmive të të parëve, por edhe përshkrimeve teknike të bëra kohë pas kohe, misri “Sulova” është me shtat relativisht të shkurtër, koçan i hollë e me ngjyrë të bardhë,  kokërr të vogël dhe me ngjyrë të bardhë, gjysmë qelqore. Buka e prodhuar nga mielli tij është e ëmbël dhe me një shije të veçantë…Për më shumë: Misri “Sulova” trashëgimi dijesh kultivimi dhe përdorimi.


Historiku i kultivimit të bimës së misrit në Shqipëri

Në familjen e graminaceve bëjnë pjese shume gjini, numri i te cilave arrin nga 450-530, ndërsa speciet janë afro 5000. Ne gjininë Zea, qe përfshihet ne grupimin e graminaceve me te rëndësishme si bime ushqyese për njeriun, gjejmë Zea Mays ose misrin, origjina e te cilit përben akoma sot një problem, për disa versione akoma te pa zgjidhura për botanistët, pse ajo është e panjohur ne gjendje te egër, porse është e qarte, qe bima te jete kultivuar qe ne periudhën parakolumbiane….  Për më shumë: Historiku i kultivimit të bimës së misrit në Shqipëri


Historiku i përmirësimit të bimës së misrit në Shqipëri

Numri i madh i popullatave është i lidhur me faktin se rrugët e introduktimit te tyre kane qene te ndryshme, nga lindja dhe nga perëndimi. Hapat e pare te seleksionimit me bimen e misrit jane zgjedhjet empirike bazuar ne “shenjterimin e fares”. Fara e misrit tradicionalisht perpunohej ne vecanti, ndahej dhe nuk prekej qofte edhe per aresye madhore….Për më shumë: Historiku i përmirësimit të bimës së misrit në Shqipëri

      


Kush e solli filizin e parë të hurmës në Shqipëri?

Shqipëria, për shkak të pozicionit gjeografik, favorizohet nga një klimë e butë mesdhetare, e cila është e përshtatshme për rritjen e një shumëllojshmërie të pemëve frutore. Një nga pemët më të veçanta, më të shijshme dhe më të përhapura në Shqipëri është hurma kaki (Diospyros kaki Thunb). Çdokush që e ka provuar shijen e mrekullueshme të këtij fruti, ka ndjerë kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jep ajo. Për më shumë: HISTORIA E HURMËS SË KUTURMANIT (Histori e rralle).

     


Historia dhe origjina e bishtajoreve kokërr

Bishtajoret kokërr kanë një histori të gjatë dhe të pasur. Provat e para të njohjes së tyre që datojnë mbi 11,000 vite, vijnë nga një rajon në Lindjen e Mesme i njohur si “Gjysmëhëna Pjellore” (Fertile Crescent), që ishte qendra e disa prej civilizimeve më të hershme të njerëzimit…. Për më shumë: Historia dhe origjina e bishtajoreve kokërr.

Fasule-Laramane-Vendresh Fasule-e-bardhe-Novosele Fasule-verdhake-e-gjate Fasule-bishtaje-Dyshnik Fasule-verdhake-Munishtire 

 


Një specie e rrallë në Bankën Gjenetike

Ajo që na beri përshtypje dhe na detyroi të shkruajmë këto radhë ishte një specie e rrallë bimore, e njohur në rrethinat e Korçës si “Gruri i Qabesë” (Trigonella foenum-graecum L.). Kjo specie e vjetër u gjet në fshatin Arrëz [403000N; 0205033E; L=1115 m], të Komunës Miras, Bashkia Bilisht, Qarku Korçës. Mendohet se ka ardhur nga Persia në zonë, diku në fund të shekullit të XIX- të ose fillim të shek XX-të. Dikur përdorej në kuzhinë si aromatizuese e pjatave, ëmbëlsirave ose si sallatë. Aktualisht janë të rralla familjet që e mbajnë atë, më shumë si relikte me vlerë historike. Tashmë kjo specie u bë pjesë dhe ruhet në fondin e gjermoplasmës së Bankës Gjenetike të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Për më shumë: Një specie e rrallë në Bankën Gjenetike.


RRUSHI I ARIUT

Përhapja: Rrushi i ariut ((Ribes UVA-crispa, sinonim: R. grossularia) (nganjëherë njihet edhe me emrin Gerdec) është një specie që mund të konsiderohet si vendase në Evropë, Afrikën veriperëndimore dhe Azinë jugperëndimore. Edhe në Shqipëri kjo bimë gjendet në natyrë, në forman e saj të egër, në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit, në formë të një shkurreje të ulët. Rrushi i ariut është gjetur i egër deri në veri në 630 gjerësi Veriore. Bima: Bima e rrushit të ariut është në formë të një shkurreje të ulët, prodhon një frut të ngrënshëm, në formë topi të vogël të rrumbullakët (si kokërr e vogël rrushi), të ujshme (me mjaft lëng), që rriten në të dy anët e kërcellit të ri….Për më shumë: RRUSHI I ARIUT.


Kuriozitete mbi ullirin

Nëse shkruani fjalën “ulliri” në Google, do të dalin më shumë se 90 milion rezultate! Varietetet e ndryshme të ullinjve që do të gjeni, do të jenë shumë më tepër sesa mendonit se i dinit. Faktikisht rezulton se ullinjtë, nuk janë vetëm fruta të vegjël vezakë, por edhe “miniminiera mineralesh e lëndesh ushqyese”. Pema e ullirit mund të jetojë mbi 1.000 vjet. Mendohet se sa më e vjetër të jetë pema e ullirit, aq më i mirë do të jetë fryti i saj. Vaji i ullirit me cilësi të lartë, përcaktohet nga termat Extra Vergine (Italisht) Extra Virgin (Anglisht), Vierge Extra (Frëngjisht), Virgen Extra (Spanjisht), Nativen (Gjermanisht) dhe Ekstra i virgjër (Shqip), por në “gjuhën popullore” njihet shprehja; “..vaj pa hile, vaj për ilaç”. Në Shqipëri mendohet se, konsumi mesatar i vajit të ullirit për kokë banori është mbi 12 kg në vit. 

 

Për më shumë: Kuriozitete mbi ullirin.


Kuriozitete mbi egzemplar të vjetër ulliri

Ndër veçoritë dalluese të ullinjëve të vjetër shekullorë është edhe cilësia e “luksit që gëzojnë” në pamjen e jashtëme, ku përngjasimi me diçka, i bën ata mjaft tërheqës sidomos në trendin e ditëve të sotme në zhvillimin e agroturizmit. Interesant dhe i tillë duket edhe rasti i këtij egzemplari të vjetër ulliri, eksploruar nga specialistë të IRGJB-s, në zonën e Gërdecit në komunën Prezë, Tiranë. Egzemplari njihej në zonë, ulliri si “fytyrë njeriu”.  

    Për më shumëKuriozitete mbi egzemplar të vjetër ulliri.