Botime InformativeINFORMATIVE

Në këtë faqe do të gjeni informacione për Resurset Gjenetike të Bimëve autoktone për Ushqimin dhe Bujqësinë (RGJBUB). Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Qendër kërkimore me rëndësi kombëtare shpreh gadishmërinë të vejë në dispozicion të palëve të interesuara (on line) informacione mbi Resurset Gjenetike të Bimëve si: rëndësia, përhapja, varietetet autoktone, roli i tyre në mbështetjen e ushqimit, bujqësisë dhe zhvillimit të agroturizmit familjar dhe zonal, teknologji kultivimi, informacione mbi ruajtjen e resurseve gjenetike të bimëve në fermë dhe in situ nëpërmjet përdorimit të tyreInformacione më të plota i gjeni on lineGreen News-UBT (ubgreen.al) në kategorinë/ikonën që vijon: Resurset Gjenetike të Bimëve.


Për Fermerët

Në këtë faqe do të gjeni INFORMACIONE mbi varietetet tradicionale të bimëve autoktone që përdorin dhe ruajnë Fermerët, mbi teknologjinë e kultivimit të tyre si dhe kuriozitete me interes për fushën e bujqësisë. Për më shumë kliko në: Varietete Fermeri; Kultivimi & PërdorimiKuriozitete, & INFORMACIONE


Koleksionimet 2022: Gjatë vitit 2022 IRGJB realizoi me rezultate të mira Programin “Për eksplorimin, identifikimin dhe koleksionimin e mostrave të farës dhe materialit shumëzues (copa, rrënjë, etj) të kultivarëve lokal dhe të afërmve të egër të kulturave bujqësore, për plotësimin e boshllëqeve në Bankën Gjenetike Kombëtare të BGJ-së”, miratuar me urdhërin e Rektorit të UBT-së, Nr 264 Prot, datë 27.01.2022. Rezultatet e përmbledhura të koleksionimeve 2022: janë kolekionuar gjithsej 273 acc., nga këto 172 acc., të 81 specieve të kultivarëve lokal dhe 101 acc., të 70 specieve të të afërmve të egër. Për më shumë kliko: Programi_ koleksionimet 2022_PERMBLEDHJE.

 


Dita Botërore e Farave

Nga vizita e Ministres së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca në Koleksionet fushore të Bankës Gjenetike (Valias)

Sot (26 Prill, 2023) është Dita Botërore e Farave. Fara është fillimi i jetës në bujqësi ndaj së bashku me Bankën Gjenetike pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve po punojmë bashkarisht për identifikimin e inventarit tonë të mahnitshëm të farave që duam t’i ruajmë nga zhdukja, t’i ruajmë dhe mirëmbajmë, t’i japim vlerë të shtuar dhe t’i përfshijmë në një zinxhir vlere ku mund të japin përfitim për fermerët që i prodhojnë.
Bashkë për Bujqësinë
Bashkë për Shqipërinë 
 
Për më shumë video në linkun: Dita Botërore e Farave.
 

Dita e Tokës: 22 Prill

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore më 22 Prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. E mbajtur për herë të parë më 22 prill 1970, tani përfshin një gamë të gjerë ngjarjesh të koordinuara globalisht nga EarthDay.org (ish Rrjeti i Ditës së Tokës) duke përfshirë 1 miliard njerëz në më shumë se 193 vende. Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari të festohej më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore. Kjo ditë e ekuilibrit të natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm U Thant në Kombet e Bashkuara. Lexo më shumë: 22 Prill – Dita e Tokës.

     


Dita Botërore e Ujit: 22 Mars

Dita Botërore e Ujit, e mbajtur më 22 Mars çdo vit që nga viti 1993, fokusohet në rëndësinë e ujërave të ëmbla. Dita Botërore e Ujit feston ujin dhe rrit ndërgjegjësimin e 2.2 miliardë njerëzve që jetojnë pa akses në ujë të sigurt. Bëhet fjalë për marrjen e masave për të trajtuar krizën globale të ujit. Fokusi kryesor i Ditës Botërore të Ujit është të mbështesë arritjen e Objektivit 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm: ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në vitin 2030. Lexo më shumë: Dita Botërore e Ujit_Final

   


Dita Botërore e Bishtajoreve: data 10 Shkurt

Bazuar në suksesin e Vitit Ndërkombëtar të Bishtajoreve në 2016 të udhëhequr nga FAO, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në dhjetor të vitit 2018, caktoi për të festuar për çdo vit një ditë që mund të shprehë vlerën dhe përfitimet nga bishtajoret. Pasi rekomandimet e OKB-së u duartrokitën përmes Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), data 10 shkurt u caktua dhe u vendos përfundimisht si një ditë ndërkombëtare e bishtajoreve. Kështu më 10 shkurt 2019 u festua për herë të parë Dita Botërore e Bishtajoreve.

Dita Botërore e Bishtajoreve festohet çdo vit më 10 shkurt dhe në vitin aktual 2023, është hera e pestë e festimit të Ditës Botërore të Bishtajoreve. Tema e Ditës Botërore të Bishtajoreve 2023 do të jetë: “”Bishtajoret për një të ardhme të qëndrueshme. Lexo më shumë: Dita-Boterore-e-Bishtajoreve-2023